SLITA –

Living - - SPORT DIMËROR -

SHPEJTËSI DHE ZBAVITJE Zbritja me slitë ose BOB-i është aktivitet tipik dimëror, i cili është kthyer në tendencë vitet e fundit, si një alternativ­ë shumë e mirë e skive.

PAJISJET

Është shumë e rëndësishm­e veshja e dëborës, ndërsa për sa i përket slitës ka shumë modele, si në shitje ashtu edhe me qira, duke nisur që nga më të thjeshtat, njëvendësh­et, me material plastik të lehtë dhe rezistent, e deri tek ato për gara, dyvendëshe, me forma aerodinami­ke, me timon, frena dhe sistem diferencia­l për të ruajtur shpejtësin­ë edhe në kthesa. Disa janë të pajisura me ndenjëse dhe mbështetës­e të veshura, për më shumë rehati, mbrojtëse anësore dhe rrip sigurimi, me lëshim të shpejtë, për të shmangur rëniet e rrezikshme.

PËRFITIMET FIZIKE

Slita ose BOB-i, vë në lëvizje muskujt e gjithë trupit, duke filluar nga abdominale­t, muskujt e shpinës, qafës dhe këmbëve. Kërkon më pak energji se aktivitete­t e tjera në dëborë (djeg rreth 300-500 kalori në orë), por ngjitja e shpateve pas çdo rrëshqitje­je, sjell përfitime për sistemin kardiovask­ular, rrit rezistencë­n, përshpejto­n metabolizm­in dhe stimulon prodhimin e qelizave të kuqe (për të kompensuar mungesën e oksigjenit në lartësi.)

PËR KË REKOMANDOH­ET

Pikësëpari, është një aktivitet zbavitës për të gjithë, fëmijë dhe të rritur. Nuk paraqet rrezik për dëmtime: rreziku më i madh vjen si pasojë e rrëzimit, por pasojat serioze mund të shmangen nga mbrojtëset (sidomos kokorja). Në çdo rast duhen reflekse të shpejta dhe optimizëm.

KU DHE KUR

Për arsye sigurie, përdorimi i BOB-it dhe slitave është i ndaluar në pistat e skive, por ka disa shtigje ose zona të dedikuara për to, madje në disa raste, ato qëndrojnë të hapura dhe të ndriçuara edhe gjatë natës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.