Snowshoes

Living - - SPORT DIMËROR -

Njëherë e një kohë ishin domosdoshm­ëri për të lëvizur në mot me dëborë, por sot janë zbuluar pajisje për aktiviteti­n fizik “slow”, që është bërë shumë i njohur ndër ekskursion­istë, pasi përfaqëson versionin dimëror të trekking, por në një mënyrë më të lehtë për të shijuar malin dhe kontaktin me natyrën në dimër.

PAJISJET

Vishen këpucë dëbore ose këpucë të posaçme dhe më pas lidhen “snowshoes”ët, të cilat ju ndihmojnë të ecni mbi dëborë dhe të mos rrëshqisni në akull. Për të lehtësuar ecjen, përdoren dy shkopinj mbajtës, si ata të skive. Nuk duhet të harroni veshjen e dëborës, dorezat, kapelën, syzet e diellit dhe mbrojtësin me filtër UV.

PËRFITIMET FIZIKE

Ky është një aktivitet aerobik me intensitet të ulët, por që ju ndihmon të harxhoni më shumë energji se ecja, edhe për shkak të temperatur­ave të ulëta: për një orë ecje në dëborë, me shpejtësi rreth 4 km/orë dhe në një reliev kodrinor, mund të digjen rreth 1000 kalori. Ky lloj aktiviteti bën shumë mirë për zemrën dhe vë në lëvizje gjithë muskujt kryesorë, duke mbledhur siluetën tuaj.

PËR KË REKOMANDOH­ET

Ky lloj sporti rekomandoh­et për këdo që është i shëndetshë­m, por do të ishte mirë që të stërviteni pak paraprakis­ht për ecje.

KU DHE KUR

Rrugët më të përshtatsh­me janë shtigjet e shkelura dhe rrugët pyjore pa të përpjeta e të tatëpjeta të thepisura. Nëse terreni ka tabela dhe ndriçim, mund të praktikohe­ni edhe në darkë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.