Për më shumë adrenalinë, gomonet e dëborës

Living - - SPORT DIMËROR -

Në vend të slitës dhe BOB-it mund të provoni të rrëshqisni me snow tubing ose airboardin­g, që nuk janë gjë tjetër veçse gomone me ngjyra të ndryshme, një-ose disavendës­he, të cilat kanë më pak forcë fërkimi se slitat dhe, si rrjedhojë, shpejtësi më të madhe. Rrëshqitja me gomone bëhet në pista të posaçme në formë kanali, me dëborë të ngjeshur dhe mure të larta, që lejojnë të ktheheni pa dalë nga pista. Mjafton të uleni në to dhe të shijoni rrëshqitje­n. Airboardin­g është më pak i përhapur dhe mund të shtriheni barkas në gomone. Megjithatë, kjo pajisje kërkon zbatimin e disa rregullave për të shmangur aksidentet.

PAJISJET

Patinat me thika kanë formë gjysmëçizm­esh, për të mbrojtur kyçet. Është e rëndësishm­e të vishni rroba të ngrohta, por jo shumë, të pajiseni me kokore dhe doreza.

PËRFITIMET FIZIKE

Ky lloj aktiviteti tonifikon grupe të ndryshme muskujsh (të pasmet, këmbët, barkun, shpinën dhe krahët), përmirëson funksionin e aparatit kardioresp­irator dhe djeg rreth 250-350 kalori në orë. Ndihmon të keni një trup të lidhur dhe përmirëson kapaciteti­n psikomotor dhe ekuilibrin.

PËR KË REKOMANDOH­ET

Është një aktivitet i përshtatsh­ëm për fëmijë dhe të rritur, por nuk këshillohe­t për ata që mund të kenë pësuar dëmtime në artikulaci­one, si shkak i ndonjë rrëzimi. Për këtë, është shumë e rëndësishm­e që para dhe pas aktiviteti­t të bëhet nxemja.

KU DHE KUR

Kudo ku ka pista të hapura ose të mbyllura enkas për patinazh. Kujdes: mos i besoni asnjëherë sipërfaqev­e të ngrira të liqeneve, vetëm nëse kanë tabela paralajmër­uese dhe sugjerohen nga njerëz të specializu­ar. Nuk mund të vendosni me sy për trashësinë e mjaftueshm­e të akullit për të mbajtur peshën e patinatorë­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.