Biçikletë me goma të trasha

Living - - SPORT DIMËROR -

Të apasionuar­it e çiklizmit mund ta praktikojn­ë këtë lloj sporti edhe në lartësi dhe shtigje të mbuluara me dëborë.

PAJISJET

Përdoren biçikleta të veçanta që quhen Fat Bike, të cilat kanë goma shumë më të gjera se tradiciona­let dhe janë të përshtatsh­me për terrene të vështira.

PËRFITIMET FIZIKE

Tonifikon muskujt e këmbëve, të pasmet dhe pjesën e sipërme, duke zhvilluar forcë dhe rezistencë, pasi këto biçikleta janë të rënda, por edhe terreni ku përdoren është i vështirë. Gjatë shëtitjeve 90-minutëshe digjen deri në 1000 kalori.

PËR KË REKOMANDOH­ET

Është ideale për të gjithë ata që praktikojn­ë çiklizmin, sidomos atë kodrinor dhe janë në kërkim të aventurave ekstreme.

KU DHE KUR

Me biçikletat me gomë të trashë mund të pedaloni në çdolloj terreni (borë, zhavorr, baltë) dhe kushtesh atmosferik­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.