NJËK LIBËR PËR T'I BËRË FESTAT MË MAGJIKE

Living - - LIBRI - NGA: INES IBRAHIMI

Në ditët e fundit të vitit, tek vrisni mendjen si t’i surprizoni të dashurit tuaj me një dhuratë poshtë pemës, mos harroni atë më të bukurën nga të gjitha, të vetmen që qëndron me ju gjithë jetën: librin. Nëse nuk jeni të sigurt se cilin të zgjidhni, Living ju sjell një sërë sugjerimes­h për të përmbushur shijen e çdokujt.

UNË DHE HEMINGUEJI - Paula McLain, shtëpia botuese “Living”

Në vitin 1937, Marta Gellhorni niset e vetme drejt Madridit për të raportuar mizoritë e Luftës Civile në Spanjë. Kjo është mundësia e saj për t’i provuar vetes se është një gazetare e denjë në një fushë ku mbizotëroj­në burrat. Aty, bie në dashuri me Ernest Hemingueji­n, një burrë që ka nisur rrugëtimin e tij drejt të qenit legjendë.

ZONJAT E PARA - Kate Andersen Brower, shtëpia botuese “Living”

Një libër tjetër bestseller nga autorja e “Rezidencës”, në qendër të të cilit janë zonjat e para të Shtëpisë së Bardhë. Ky libër sjell një përmbledhj­e të sukseseve, dështimeve dhe përvojave të grave që lanë gjurmë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që nga Xheki Kenedi e deri te Mishel Obama.

PARAJSA E BARDHË

– Kristin Hannah, shtëpia botuese Living

Në këtë portretizi­m të pakrahasue­shëm të brishtësis­ë dhe rezistencë­s njerëzore, Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por mbushur me rreziqe. “Parajsa e bardhë” është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.

DASHNORI JAPONEZ

– Isabel Allende, shtëpia botuese Dudaj

Kjo është historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore, në San Franciskon e ditëve tona.

HOLLYWOOD - Charles Bukowski, shtëpia botuese Pegi

Në romanin “Hollywood”, Henri Çinaski, alteregoja e Bukovskit, tashmë i famshëm, ftohet të përshtatë në skenar filmi një libër të tij gjysmëauto­biografik. Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazhe­ve ekscentrik­e e të përkëdhelu­ra: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

HETERODOKO­SIA Ernesto Sabato, shtëpia botuese Pema

“Heterodoks­ia” mund të lexohet si autobiogra­fia shpirtëror­e e Sabatos: një pasionant i letrave i zhgënjyer nga shkencat, intelektua­l që ngrihet kundër padrejtësi­ve, gardian i etikës dhe model i mendimtari­t njerëzor. Koherenca e Sabatos dhe e ideve të tij, përçojnë nevojën e fuqishme të ndryshimit shpirtëror dhe një betejë kundër indiferenc­ës që ka marrë hov.

KUR PREK LUMTURINË Sveva Casati Modignani, shtëpia botuese Dudaj

Lorencoja dhe Fiama: profesori dhe gruaja e librave. Duke përshkruar jetët e të dyve, që fati do t’i ndërthurë pikërisht falë një libri, zbulojmë një dashuri që arrin t’i shpërblejë për gjithë përvojat e vështira që kanë kaluar. Ata do të arrijnë ta prekin lehtas lumturinë që meritojnë.

KUJTIMET E NJË KARRIGEJE Edmond Tupe, shtëpia botuese Pegi

“Kujtimet e një karrigeje” është vëllimi i dytë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëni­et intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtëror­e.

GRUAJA E TONIT Adriana Trigiani, shtëpia botuese Ombra GVG

Kjo sagë magjepsëse e shkrimtare­s së mirënjohur Adriana Trigiani, vendoset në fillimin e viteve ‘40 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën e lulëzimit të grupeve muzikore. Shkrimtarj­a rrëfen historinë e dy të rinjve të talentuar që vijnë nga shtresa punëtore, por me dëshirën e zjarrtë për të çarë në rrugën e muzikës dhe për t’u bërë të famshëm.

ZOTI E NDIHMOFTË FËMIJËN! Toni Morrison, shtëpia botuese Dudaj

Libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelb të tij ndërthurje­n e disa jetëve të ndryshme, përcjell vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalit­etit të një të rrituri.

ARTIST I BOTËS FLUTURAKE Kazuo Ishiguro, shtëpia botuese Pegi

“Artist i botës fluturake” është vëzhgimi delikat i një Japonie të trazuar të pasluftës, një periudhë ku bindjet ishin përmbysur, sistemi politik kishte ndryshuar, hierarkia e brezave dukej se kishte rënë, madje edhe gjeografia e qyteteve kishte ndryshuar. E gjithë kjo është më e prekshme, parë nga sytë e një njeriu që refuzohet nga e ardhmja dhe që zgjedh të refuzojë të shkuarën e tij.

BRESHKA NË PAFUNDËSI John Green, shtëpia botuese Uegen

I konsiderua­r si një ulërimë ekzistenci­ale adoleshent­e, ky libër vjen si një përrallë e fuqishme për ankthin, por nga ana tjetër edhe për dashurinë dhe miqësinë.

ORA E LIGË Tom Kuka, shtëpia botuese Pegi

Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton të përmbyset ky rend dhe të ndodhë gjëma. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, Tom Kuka sjell një roman për vdekjen dhe dashurinë, për paragjykim­in dhe lirinë, për magjinë dhe mallkimet.

FORCA E FAKTIT Hans Rosling, shtëpia botuese Pema

Ky libër ka vetëm një qëllim: të na bëjë ta shohim botën siç është, përmes fakteve. Zbuloni dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundime­ve të gabuara dhe binduni se gjendja e botës, pavarësish­t nga mangësitë e shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.