Peshorja:

Living - - LIBRI -

Shenja më e ekuilibrua­r e zodiakut, që me diplomacin­ë e saj përpiqet të mos krijojë konflikte, por vetëm t’i shuajë ato. Janë të drejtë, por shpeshherë përfshihen në “trekëndësh­a”, vetëm prej defektit që kanë: nuk e thonë me zë të lartë mendimin e tyre dhe nuk i qëndrojnë besnik një qëndrimi. E po, janë peshore, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të ruajnë ekuilibrin! Një nga librat më të fundit sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Living”, “Parajsa e bardhë”, duket sikur i shkon për shtat të lindurve në këtë shenjë, pasi edhe Leni, protagonis­tja e librit, ndihet e përfshirë në një trekëndësh ndjenjash dhe për një kohë nuk vendos dot se cilën anë të mbajë apo çfarë bindjeje t’i qëndrojë besnike. Në këtë rast, do t’u jepnim një mësim peshoreve, që ndonjëherë të qenët neutral nuk është vendimi i duhur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.