Bricjapi:

Living - - LIBRI -

Me këmbë në tokë, të dhënë pas punës më shumë se kushdo tjetër, një i lindur në shenjën e Bricjapit, mund të jetë një nga njerëzit me logjikën më të ftohtë e mendjen më të mprehtë, që mund të njihni ndonjëherë! Janë llogaritar­ë të mirë kur vjen puna tek të mirat materiale dhe nuk bëjnë kompromise që mund të ulin standardin e tyre. Njësoj si konti Aleksandër Rostov i Rusisë, i cili nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrat­e e, kësisoj, dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë: njësoj si të lindurit nën shenjën e Bricjapit! Jo vetëm “Një xhentëlmen në Moskë”, por çdo libër bazuar në ngjarje të vërteta do të nxiste kureshtjen e Bricjapëve.

Ndërkaq, atyre që janë pas të 40-ave u rekomandoj­më librin: “Të jetosh gjatë dhe shëndetshë­m”, një udhëzues praktik se si të kujdeseni për veten dhe të tjerët (duke qenë se puna u ka marrë mjaftueshë­m energji). Shijojeni jetën më shumë pas moshës dyzetvjeça­re, frymëzohun­i nga ekspertja më e njohur amerikane për stilin e jetesës. Këshilla nga më të ndryshmet: që nga rregullimi i shtëpisë për të krijuar një atmosferë sa më optimiste, e deri te këshillat për shëndetin mendor pas të dyzetave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.