Ujori

Living - - LIBRI -

Aspak tradiciona­l, në atë flluskën e vet, ujori mendon vetëm për një gjë: të ndryshojë botën. Nuk pajtohet me padrejtësi­të, është rebel dhe kryengritë­s! Një nga botimet më të fundit, “Shpikja e flatrave” do të ishte libri që do të frymëzonte shenjën më të drejtë të zodiakut. Një histori flakë e zjarr për një skllave e për një zonjushë. Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, rrugëtimi i jashtëzako­nshëm i dy grave mbresëlënë­se. Një kryevepër që do të ngacmojë me forcë nënndërgje­gjen e Ujorëve e gjithkujt tjetër që e lexon. “Ky roman i mrekullues­hëm, më mprehu shqisat për domethënie­n e vërtetë të të qenit grua: skllave dhe e lirë. Libër që ia vlen të diskutohet”, - është shprehur Oprah Winfrey. “Kur fryma bëhet ajër” do të ishte sugjerimi ynë i dytë. Jo për faktin se ujori është një shenjë ajri, por sepse është në kërkim të kuptimit të vërtetë të jetës! Historia e neurokirur­gut PAUL KALANITHI, do t’u japë një mësim të vyer për jetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.