Peshqit,

Living - - LIBRI -

Ëndërrimta­rët, zemërbutët e zodiakut dhe shenja që përçon më shumë energji pozitive. Ata nuk janë rebelë, thjesht kanë një botëkuptim ndryshe nga shumica, çka ndikon edhe në mënyrën se si i shprehin ndjenjat. Janë optimistë dhe altruistë! Nuk mendojnë gjë tjetër veçse të bëjnë njerëzit e zemrës të lumtur. Si një shenjë romantike, u sugjerojmë librin “Fustani i nuses”! Historia e katër grave të dashuruara, që lidhen nga një fustan njëqindvje­çar. Një histori besimi dhe dashurie e përjetshme që do t’i lërë Peshqit pa frymë. “Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte” është sugjerimi i dytë për njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqve. Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashik­ueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, që ka lindur e shurdhër, një njollë turpi për prejardhje­n e tij ariane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.