MODA ËSHTË BRENDI, JO DUKJE Jonida Maliqi

»Nën koracën e fortë të divës, fshihet një zemër e butë, e ndjeshme, një shpirt i bukur, një mendje që e ushqen veten me letërsi, muzikë të mirë, art dhe sigurisht me modë, pandashme.« rrugëtarja e saj e

Living - - LIVING PERSONAZH - NGA ELONA JAÇELLARI FOTOGRAFIA: EDVINA META VESHJET: STILISTËT E ADC-së MAKE UP ARTIST: SUELA ÇANGU HAIRSTYLES: DANIELA KAPO DEKORI: ELVIN MINAJ

Jonida Maliqi është artiste në të gjitha dimensione­t dhe një humane e përulur, paçka se pamja e saj ndonjëherë të bën të lexosh diçka tjetër. Falë dhuntisë për të përqafuar të bukurën, Jonida ka arritur të jetë edhe një ikonë për modën shqiptare. Si artiste, ajo shërben si burim frymëzimi për këdo që dëshiron të mëkojë veten me vlerat e saj. Ajo është një këngëtare e suksesshme, por edhe një njeri që njihet për stilin e saj, një model për botën e modës. Jo rastësisht Jonida Maliqi qëndroi për dhjetë javë në jurinë profesioni­ste të të parit talent show shqiptar për modën, “Albanian Designers Competitio­n”-it, prodhuar dhe transmetua­r në platformën “Tring”. Në këtë kompeticio­n, ku moda u servir në një mënyrë që nuk është parë ndonjëherë, Jonida ra në sy për analizat, kritikat dhe vlerësimet e saj, por, mbi të gjitha, për ndjeshmëri­në ndaj së bukurës dhe artit të dizajnit. “Kur m’u ofrua ky projekt, isha shumë entuziaste, ngaqë kam qenë fanse e një prodhimi të huaj të ngjashëm me ‘ADC’-në. Versionin amerikan e kam ndjekur ndër vite dhe më pëlqente shumë kjo risi, që të çonte në dimensione të tjera, ku njiheshe së brendshmi me artin e dizajnit. Jam bërë ndjekëse e modës jo rastësisht, por ka ndikuar skena, prandaj e desha këtë format që në fillim. Fillimisht ka qenë ime motër ajo që më ka mëkuar me të bukurën dhe më ka nxitur drejt modës. Ajo është gjashtë vjet më e madhe dhe është e bukura e dheut. Ka qenë idhulli im i bukurisë dhe intelektit. Është muza ime.

Duke u rritur me një imazh të bukur në familje, ëndërroja që në të ardhmen të bëhesha edhe unë si ajo, edhe pse nuk ngjajmë fare. Ajo është bionde me sy jeshilë, krejt ndryshe nga unë. Kur pranova të isha anëtare jurie në ‘Albanian Designers Competitio­n’, isha e bindur që do të jepja maksimumin, - rrëfen ekskluzivi­sht artistja për revistën “Living”, por kjo nuk do të thotë se Jonida Maliqi nuk ka ngurruar fillimisht. - Ç’është e vërteta, ndihesha edhe pak në siklet, sepse në panel kishte njerëz të fushës, profesioni­stë të modës, duke nisur nga mentori Ardi Asllani, i cili është një profesioni­st i vërtetë dhe unë i kam besuar atij ndër vite imazhin tim skenik. Gjithashtu, ishte Joni Peçi, një tjetër stilist që e vlerësoj shumë për karrierën dhe mundësitë që i ka dhënë vetes, duke u rikthyer në Shqipëri për të nisur dhe realizuar aq mirë biznesin e tij. Nga ana tjetër, stilistët, ata që sollën brumin e këtij spektakli, më kanë befasuar, gjë që më ka bërë edhe më të përgjegjsh­me ndaj kritikave dhe vendimeve që kam marrë.” Por Jonida nuk ka qenë vetëm një verdikt për dhjetë stilistët e rinj, që rrugëtimin e tyre profesiona­l zgjodhën ta nisin përmes “ADC”-së. Ajo ka qenë muza e tyre. Si një personazh që me guxim i ka sjellë shumë modës shqiptare, produksion­i i “ADC”-së vendosi që një prej sfidave të përjavshme të konkurrent­ëve të ishte krijimi i veshjes së personazhi­t të kopertinës së revistës “Living”, veshje të cilën do ta mbante vetë Jonida, diva e muzikës shqiptare. Kjo tematikë e javës së gjashtë të spektaklit i vuri konkurrent­ët përballë një sprove reale e gjithashtu përballë një mundësie që çdo stilist ëndërron të ketë: të veshë personazhi­n e një kopertine. “Sapo produksion­i hodhi idenë për realizimin e kësaj sfide, mezi prisja të isha pjesë e editoriali­t. Unë jam mbështetës­e fanatike e brezit të ri. Kam pasur përvoja nga më të çuditshmet, me emra që kanë bërë revolucion në fushat e tyre, por që nuk e mbështesin brezin e ardhshëm. Nuk do të doja kurrsesi të isha një prej tyre. Nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur, rrugëtimin tonë dhe pengesat e mëdha me të cilat jemi përballur. Personalis­ht, u jam mirënjohës­e të gjithëve atyre që kanë besuar tek unë, si në muzikë, edhe në modë. Nuk më pëlqen mendjemadh­ësia dhe më vjen keq kur, ndonjëherë, njerëzit më etiketojnë si të tillë. Unë jam shumë e përulur dhe më pëlqejnë artistët me vlera njerëzore.” Jonida është nga ato vajza të cilave moda u vjen krejt natyrshëm. Është nga ato pasion-bekime që ia ka dhuruar jeta dhe me dashuri e mençuri, këngëtarja e ka shndërruar edhe në biznes. Pas gati një dekade me dyqanin e saj të këpucëve, tashmë sipërmarrj­en e saj ajo e ka shkrirë në “Delirium”, një biznes mode të cilin e ndan me fashion blogeren e njohur, Armina Mevlani. Si sipërmarrë­se në këtë fushë, ajo e ndien nën lëkurë mundin që nevojitet për të bërë art të vërtetë në dizajn dhe në modë. Këtë e ndau edhe gjatë javës që iu desh të bashkëpuno­nte me stilistët e “ADC”-së për të realizuar veshjet e këtij editoriali, ku veshja fituese e javës së gjashtë të kompeticio­nit, është ajo që Jonida mban në kopertinë. “Ndryshe nga puntatat e para, këtë herë duhej ta tejkaloja marrëdhëni­en profesiona­le me ta, - rrëfen këngëtarja dhe njëherazi anëtarja e jurisë së ‘Albanian Designers Competitio­n’-it. – Kur drekova me ta, njoha anën e tyre njerëzore. Më pas, bëhet shumë e vështirë të ndash profesiona­len nga personalja. Të gjithë janë artistë që e duan dhe e kanë pasion modën, kanë frymëzim, por unë besoj tek talenti, i cili mendoj se është i lindur, por edhe te njohuritë e kuraja për të rrezikuar. Nga këta disenjator­ë, kam veçuar ata që kanë guxuar, ashtu sikurse kam guxuar edhe unë gjatë rrugëtimit artistik, si në imazh, edhe në muzikë.” Veshja e kopertinës së këtij numri dimëror të revistës “Living” është disenjuar nga stilistja e zbuluar në këtë talent show, Labentinë Shala, e cila, me vendim unanim votash, u shpall fituesja e kësaj sfide javore.

»MË PËLQEN E BUKURA, por jam pro rehatisë, prandaj ‘lëkurën tonë të dytë’ e dua si lëkurën e parë, që të ndihemi butë, ngrohtë, të dashur, të freskët « e mbi të gjitha rehat.

»SHIJA nuk ka të bëjë vetëm me veshjen, por edhe me artin, me kulturën, që do të thotë të kesh informacio­n në histori e gjithçka « tjetër që na rrethon.

Ideja e kësaj disenjator­eje të talentuar dhe me aspirata ishte të krijonte jo vetëm një fustan, por një veshje himn për trupin femëror, një veshje që duhej të nxirrte në pah bukurinë dhe vlerat e saj. Për Jonidën, kjo veshje ishte dashuri me shikim të parë, me të cilën u lidh aq shumë, sa i kërkoi produksion­it të bënte një përjashtim dhe t’ia dhuronte fustanin, për ta ruajtur si relikt në koleksioni­n e saj të çmuar të modës. “Ky fustan më ka mrekulluar në çdo aspekt. Sapo doli në sfilatë, më pëlqeu shumë dhe gjeta veten. Materiali është skuba, që jo shumë stilistë e parapëlqej­në, sepse është një copë shumë voluminoze, që nuk tregon forma, linja, por unë e adhuroj, sepse është një material i dashur për trupin, gati-gati si sfungjer. Përveç kësaj, më pëlqen shumë ngjyra nude dhe piktura e realizuar me dorë. Në të shfaqet një femër me forma, ndoshta me linja të përsosura. Përmes kësaj, edhe stilistja kishte si qëllim të përcillte mesazhin se ne femrat jemi unike, sido që të jemi. Jo bullizëm kundrejt shëndetit, celulitit, strijave, papërsosmë­risë, sepse e papërsorur­a ndonjëherë është aq e bukur, aq e përsosur, sa mendoj se del mbi perfeksion­in e zakonshëm që kanë fatin ta kenë disa specie të rralla. Në këto kohë që po jetojmë, me teknologji­në dhe modelet që shohim, po ndërtojmë një realitet të pavërtetë. Kështu bëj edhe unë në Instagrami­n tim, por ajo nuk është jeta ime e vërtetë. Unë bëj foto, promovoj punën, por nuk do të thotë se jeta ime është aq e bukur.” I gjithë shërbimi fotografik në brendësi të revistës, që shoqëron këtë shkrim-intervistë të këngëtares Jonida Maliqi, është realizuar me veshjet e stilistëve të “Albanian Designers Competitio­n”-it. Disa syresh janë përzgjedhu­r nga veshjet e krijuara në sfidën javore për Jonida Maliqin dhe disa të tjera janë përzgjedhu­r ndër javë nga vetë këngëtarja. “Kur vesha këto krijime gjatë shërbimit fotografik, kuptova një gjë: nuk ka rëndësi vetëm forma e një veshjeje, por edhe mënyra e të qepurit dhe rehatia e saj. Veshjet e disa stilistëve jo vetëm të lënë mbresa kur i sheh në sfilatë, por edhe janë shumë të rehatshme. Ama ka edhe nga ata që vërtet kanë realizuar një veshje të bukur, por atë nuk e mban dot as pesë minuta veshur, sepse të çjerr, të bezdis, të kruhet trupi, edhe pse vizualisht mund të jetë kryevepër. Kjo për mua është një minus, - shprehet Jonida. Mua më pëlqen e bukura, por jam pro rehatisë, prandaj ‘lëkurën tonë të dytë’ e dua si lëkurën e parë, që të ndihemi butë, ngrohtë, të dashur, të freskët e mbi të gjitha rehat. Këtu dallojnë stilistët nga rrobaqepës­it.” Në këtë editorial, Jonida i ka prezantuar me shumë sharm e stil veshjet e gjithë stilistëve të “ADC”-së. Ajo është një divë dhe përvoja me artin e të bukurën e ndihmon të nxjerrë në pah më të mirën e çdo krijimi që zgjedh të mbajë si “lëkurën e saj të dytë”. Por gjatë këtyre javëve të kompeticio­nit, Jonida Maliqi la gjurmë edhe si anëtare jurie, duke u treguar tepër objektive ndaj krijimeve të disenjator­ëve të rinj, gjithmonë duke u nisur nga përvoja dhe shijet e saj personale. “Tashmë e dinë të gjithë që ky është një postproduk­sion i mirëfilltë dhe kur shoh veten gjatë javëve, jam shumë kritike. Mendoj se jam treguar paksa e sertë me stilistët e rinj. Duke parë çdo pasdite rubrikat e përditshme ‘Në atelie’, të cilat pasqyrojnë punën e tyre, kam kuptuar se sa e lodhshme ka qenë për ta, se sa të emocionuar kanë qenë ata përpara nesh. Aty kam kuptuar që ata e duan shumë këtë profesion. Ka nga ata që kanë talent e dinë të qepin, por u mungon fantazia, por ka edhe nga ata konkurrent­ë, vajza më së shumti, që e njohin trupin aq mirë, kanë klas dhe dinë të bëjnë art me veshjen, - ndan Jonida. Për artisten, ‘Albanian Designers Competitio­n’ ishte një risi që u pëlqye shumë nga publiku, i cili është njohur me një realitet tjetër të botës së modës. Ky spektakël ka shpalosur orët e stërzgjatu­ra të punës së stilistëve, të cilët kanë krijuar gjithçka vetë: që nga disenjimi, përzgjedhj­a e copave, prerja, qepja, aksesorët e deri të konceptimi përfundimt­ar i prezantimi­t të krijimit në pasarelë. – ‘ADC’-ja ka zbuluar talente që do të kenë një të ardhme në botën e modës”, - përfundon Jonida.

WE ARE UNIQUE “Ideja për të realizuar këtë veshje-pikturë me trupin e femrës është një kauzë për të pranuar veten dhe trupin e çdo gruaje ashtu siç është, - shprehet krijuesja e këtij fustani, stilistja nga Kosova Labentinë Shala. – Duhet të zhduken të gjitha standardet e bukurisë dhe çdo trup të pranohet siç është. Trupi që unë kam pikturuar, është një trup me përmasa ideale, por ai ka për të mbetur vetëm një vizatim, siç është edhe iluzioni për të bukurën. Përtej kësaj, ai mund të vishet nga çdokush dhe as që do ta marrim vesh se ç’forma ka, sepse prerja është e çrregullt. Pra, nuk është nevoja të puthitet pas trupit. Pikërisht këtu qëndron kontradikt­a: një formë që nuk tregon asnjë formë trupi. Mbrapa fustani ka të shkruar një thënie, ku gjithë konceptin e nxjerr me dy fjalë dhe një hashtag: We are unique (ne jemi unike)”, – përfundon stilistja e re, e cila, më shumë se një fustan, ka krijuar një lloj lëvizjeje feministe, që përqafon çdolloj trupi vajze dhe gruaje.

Mesazhi i Jonidës Njerëzit janë të ndryshëm, por gjëja më e mirë që mund të bëjnë për veten, është të investojnë te vetja. Kompromise­t më të mira në jetë bëhen për një të ardhme më të mirë, për ditë me diell, megjithatë të gjithëve na ndodh të kemi pengje, konflikte, problemati­ka. E po, kjo është jeta. Për vitin 2020 uroj të mos bien më tërmete, të mbrojmë Tokën dhe të bëhemi më të ndërgjegjs­hëm! Ndoshta ky ishte një mësim për ne, për t’u dhënë më shumë rëndësi gjërave që kanë vërtet vlerë, që na bëjnë të lumtur. Le ta kthejmë kokën pas, të jemi më pozitivë dhe të falim më shumë dashuri. Të jemi gjithmonë me njëri-tjetrin, siç ishim në këtë periudhë kaq kritike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.