BRENDA JONIDËS

Living - - LIVING PERSONAZH -

Zakonisht frymëzohem kur jeta nuk më shkon mirë, kur kam drama të mëdha.

Në hyrje të këtij shkrimi kam përmendur një sërë vlerash të Jonida Maliqit. Ndoshta shumëkush që do ta lexojë, do të mendojë se janë elozhet e radhës së punës për një personazh që do të dalë në kopertinën e revistës, por kam rastin të tregoj se puna me Jonidën gjatë “ADC”-së dhe bisedat e shkurtra të sinqerta, shkëmbyer mes njëra-tjetrës, më bënë të zbuloja Jonidën që jo të gjithë arrijnë ta njohin. Nuk ka nevojë të analizoj vlerat e saj si artiste, por mund të shkruaj pa fund për njeriun profesioni­st, punëtor e të përulur që kam zbuluar. Këtë rrekemi të zbulojmë të gjithë, por nuk e gjejmë te çdokush, veçanërish­t tek ata që kanë tagrin të kenë një jetë publike e të suksesshme. Jonida duket pak rebele dhe ndonjëherë e sertë, por kompromisi i saj ka të bëjë vetëm me të drejtën dhe meritën. Kështu i ka ngjitur shkallët e karrierës dhe është aty ku është.

Ajo është një vajzë e ndjeshme, e dashur dhe me shumë integritet. Lexon shumë, është gjithmonë në kërkim të së bukurës dhe ajo që ndoshta nuk dini për të, është se, përveçse këngëtare, Jonida Maliqi shkruan edhe tekste muzikore. “Shkruaj shumë tekste, por prej tyre, këngë kam bërë vetëm dy. Zakonisht frymëzohem kur jeta nuk më shkon mirë, kur kam drama të mëdha. Këto e frymëzojnë një artist, por nuk dua të jem një libër kaq i hapur, ku të zbulohen të gjitha përjetimet e mia negative, ndaj i mbaj në sirtar. Ku i dihet, mbase një ditë mund t’i shfaq. (qesh) - Jonida ka një artikulim të bukur dhe mendim të thellë dhe kjo ngaqë lexon shumë letërsi. Më pëlqejnë shumë romanet dhe novelat, veçanërish­t trillerët, por edhe romanet psikologji­ke dhe historitë romantike. Më pëlqen shumë Khaleid Hossein, Paolo Coelho, Ohran Pamuk etj. Pasi e mbaroj një libër së lexuari, shkruaj në të muajin, vitin dhe hedh një firmë. Kam një bibliotekë shumë të madhe në shtëpi. Lexoj shumë gjatë udhëtimeve. Në avion e marr patjetër një libër. Unë udhëtoj shpesh dhe të udhëtosh për mua është terapi më vete. Më shkëput nga realiteti që më rrethon, më fal energji të reja, më bën të ndihem në paqe me veten dhe gjithashtu më pëlqen të njihem me kultura të reja. Lexoj shumë edhe gjatë pushimeve verore e dimërore. Kur më duhet të dal në televizion, i vë si detyrë vetes të lexoj, sepse më ndihmon në artikulim dhe më zhvillon oratorinë. - Ashtu siç ka ndërtuar bukur karrierën e saj si artiste dhe përvojat e veta televizive, ashtu ka ndërtuar edhe territorin e saj ku lëvron në botën e modës. - Një artist e di se sa të vështirë e ka të jetojë me të ardhurat që të jep muzika në Shqipëri. Investoj dhe nuk marr asgjë si shpërblim, ndaj hera-herës kam bërë kompromisi­n që të favorizoj modën, gjë që e bëj natyrshëm. Për mua edhe ky është art, jo vetëm biznes. Njëherë, një personazh i njohur më ka thënë: ‘Jonida, unë i adhuroj njerëzit me shije. Njerëzit me shije kanë një botë artistike, botë të brendshme të jashtëzako­nshme, kanë brumë.’ Për mua, shija nuk ka të bëjë vetëm me veshjen, por edhe me artin, me kulturën, që do të thotë të kesh informacio­n në histori e gjithçka tjetër që na rrethon.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.