FESTA E PARË E JONIDËS ËSHTË DANI

Living - - LIVING PERSONAZH -

Sapo nis dhjetori, të gjithëve na rrëmben një lloj dehjeje kolektive që vjen nga atmosfera festive e fundvitit. Edhe për Jonidën, kjo periudhë është e mbushur me emocione, por për një arsye krejt ndryshe nga të tjerat, që nuk lidhet me datat e shënuara të ne të gjithëve në kalendar. Ajo ka një datë të veçantë që ia bën speciale këtë periudhë të vitit, dhe ajo është datëlindja e djalit të saj. “Që kur ka lindur Dani, adhuroj ta bëj pemën e Vitit të Ri me të. Mendoj se kam arsyen më të bukur për të festuar në këtë periudhë, sepse në vigjilje të Krishtlind­jes, më 24 dhjetor, kam ditëlindje­n e djalit. Është festa më e madhe për mua. – Për sa i takon festimit të Krishtlind­jes dhe Vitit të Ri, Jonidës i pëlqen ta kalojë pa shumë bujë. Nuk i pëlqen të festojë jashtë, veçse në shtëpi, me familjen e me njerëzit e dashur. - Kur afron fundi i vitit, bëj gjithmonë një rezyme se si iku ai vit, çfarë më solli. Në çastin e ndërrimit të viteve, kam një marrëdhëni­e me Zotin, të cilit i lutem për një vit sa më të mbarë. I lutem për shëndet, paqe, rehati, kurse sukseset i kemi vetë në dorë. Ajo që është më e rëndësishm­e për mua, është që të bie në shtrat e qetë e të zgjohem po e qetë pranë djalit tim, që është lumturia ime e vetme, drita e syve të mi. Kaq më mjafton. Gjithçka tjetër është kalimtare. Siç bëhet puna rutinë, gjithçka në këtë qytet të vogël bëhet rutinë”, – përfundon Jonida Maliqi rrëfimin e saj për revistën “Living”. I ka arritur disa suksese të rëndësishm­e dhe ka fituar aq përvojë sa të kuptojë se paqja e brendshme është ajo që vlen më shumë në jetë. Në këtë periudhë të jetës, ajo është vërtet në paqe me veten. I ka synimet të qarta dhe ecën qetësisht drejt tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.