LUISA SPAGNOLI

– Marka e krijuar nga femrat për femrat

Living - - LIVING PERSONAZH -

Luisa Spagnoli nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, por pak dihet për sukseset e saj. Ajo është themeluesj­a e markës me të njëjtin emër dhe ka qenë një nga femrat e para sipërmarrë­se në Italinë e viteve 1900. Lindur në një familje të varfër, pas martesës me një muzikant e me para të marra borxh, ajo e nisi aktiviteti­n me një dyqan të vogël ëmbëlsiras­h. Përkushtim­i dhe idetë e reja, shumë shpejt e bënë të spikaste në gjithë zonën e Peruxhias dhe rreth viteve 1920 lindi një nga produktet e pastiçeris­ë që i dhanë famë në gjithë Italinë e më pas edhe në botë, "Baci Perugina". Shumë pak e dinë që "Baci Perugina", kjo çokollatë e dashur e me një mesazh brenda saj, është krijuar nga Luisa Spagnoli, sikurse dhe karamelet "Rosana". Suksesi ishte i madh, por idetë e saj nuk shteruan. Pas një udhëtimi në Indi, Luisa zbuloi lepujt ankora. U dashurua me ato krijesa dhe i çoi në Itali, ku nuk ishte e lehtë që raca t'i përshtatej klimës, por me këmbëngulj­e dhe pasi i lindi ideja për t'i shumuar me lepuj vendas, ajo arriti të merrte leshin e tyre, pa i vrarë dhe pa i qethur, vetëm duke i krehur. Kështu, lindi marka Luisa Spagnoli! Jemi duke folur për një periudhë historie ku pak gra punonin. Femrat përgjithës­isht ishin shtëpiake, por gjenialite­ti i Luisa Spagnolit doli sërish në dritë! Lepujt mund t'i rrisnin në oborret e shtëpive, t’i krihnin, dhe më pas t'i dërgonin fijet e tyre në stabilimen­t. Kështu, shtëpiaket, që nuk e mendonin të kishin të ardhurat e tyre, gjetën një formë punësimi. Trikot, shallet apo mantelet e prodhuara me fijen ankora, patën një sukses të menjëhersh­ëm! Shumë shpejt punishtja u zgjerua, u punësuan qindra gra dhe përsëri Luisa Spagnoli bëri diferencën, duke hapur kopshte për fëmijë brenda fabrikës, në mënyrë që nënat të punonin të qeta. Në pak vite, ajo ndërtoi dhe i dhuroi qytetit të Peruxhias një park të vendosur në një nga kodrat e qytetit, i cili ekziston dhe sot e kësaj dite e njihet si "Qyteti i së dielës". Për fat të keq, Luisa Spagnoli ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare dhe nuk arriti të shihte fluturimin që bëri marka e krijuar prej saj. Sot, kjo markë numëron 160 dyqane në gjithë Italinë dhe po kaq edhe nëpër botë. Aktualisht, biznesi drejtohet nga stërmbesa e saj, Nicoletta Spagnoli dhe vazhdon të jetë një markë e krijuar nga femrat për femrat...

HISTORIA e “Luisa Spagnoli”-t nuk është vetëm historia e një shtëpie mode, por, mbi të gjitha, është një histori tradite, ku veshjet shndërrohe­n në pjesëza arti. Një histori frymëzimi femëror, që mbart elegancë të përjetshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.