Puding Yorkshire me sherbelë dhe qepë të kuqe

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

2 qepë të kuqe 4 vezë 140 g miell 200 ml qumësht degë sherbele vaj vegjetal për pjekjen

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ë maksimale. Në format e kekëve të vegjël, apo Muffins, hedhim nga një lugë vaj dhe vendosim në to qepët e prera. Më pas përziejmë vezët me qumështin dhe miellin, e rregullojm­ë masën me kripë dhe piper, shtojmë sherbelën e copëtuar dhe masën e përftuar e lëmë në temperatur­ë ambienti për 10 minuta. Ndërkohë, format e kekëve me qepë në to, i futim në furrë dhe i pjekim për gati 5 minuta, derisa të bëhen kërce. Pas kësaj kohe, shtojmë brumin e përgatitur dhe i lëmë të piqen edhe 15 minuta në temperatur­ën 220 gradë, derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.