Spinaq me kërpudha dhe pançetë

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 g spinaq 300 g kërpudha 1 qepë e kuqe 100 g pançetë 500 ml beshamel 100 g djathë kaçkavall kripë, piper gjalpë

PËRGATITJA:

Skuqim pançetën në tigan, derisa të humbasë të gjithë yndyrën, shtojmë qepën e prerë hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pastrojmë dhe presim kërpudhat në feta dhe i shtojmë te qepa dhe pançeta. Në fund, hedhim spinaqin e prerë dhe e gatuajmë derisa të ulë volumin. Lyejmë një tavë me gjalpë, shtrojmë pak beshamel, spinaqin, djathin e copëtuar, përsëri beshamel dhe sipër tij djathë dhe e pjekim për 20 minuta në temperatur­ën 200 gradë celsius.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.