Rizoto me salsiçe të freskëta dhe finok

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

2 lugë vaj ulliri 1 qepë 1 finok 3 salsiçe ½ lugë fara finoku 2 thelpinj hudhre 3 degë trumzë 400 g oriz 100 ml verë e bardhë 1.4 litër lëng pule 70 g djathë Parmigiano i grirë lëngu dhe lëkura e 1 limoni

PËRGATITJA:

Në një tigan me vaj, hedhim qepën të prerë hollë dhe e kaurdisim për disa minuta. Më pas, shtojmë finokun të prerë hollë, salsiçet të qëruara dhe të prera, dhe i skuqim derisa të humbin lëngjet dhe të bëhen kërce. Pas kësaj kohe shtojmë farat e finokut të copëtuara, hudhrën e shtypur, trumzën dhe orizin dhe i kaurdisim edhe disa minuta. Më pas i shuajmë me verë dhe kur ajo të ketë avulluar, shtojmë pjesë-pjesë lëngun e pulës, derisa orizi të ziejë plotësisht, për gati 20 minuta. Në fund, hedhim piper të zi të freskët, lëkurën dhe lëngun e limonit dhe djathin e grirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.