ROLE PULE

Ali Pasha

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 pulë 20 gështenja të ziera 100 g bajame 50 g rrush i thatë 50 g thërrime buke 100 g djathë kaçkavall 50 g gjalpë trumzë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 160 gradë. I heqim pulës kockat, e marinojmë me kripë dhe piper, e hapim si libër dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë, përgatisim mbushjen. Pjekim bajamet dhe i copëtojmë, e fusim rrushin në konjak që të zbutet dhe të gjitha bashkë i hedhim në një tas: rrushin, bajamet, thërrimet e bukës, gështenjat e ziera, gjalpin, djathin kaçkavall dhe pak trumzë. Mbulojmë pulën e hapur me masën e mbushjes, e mbledhim me kujdes role, dhe e lidhim me spango kuzhine. E skuqim mirë nga të gjitha anët, e shuajmë me verë të bardhë dhe e pjekim për 40 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.