SALMON RUBIN,

Receta e Anit

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 filetë salmoni 1 panxhar lëkura dhe lëng agrumesh kripë e trashë me trëndafil vaj ulliri kopër pak sheqer

PËRGATITJA:

Pastrojmë filetën e salmonit dhe e vendosim në një pjatë të thellë që të mbajë lëngjet. Grijmë në rende panxharin dhe e përziejmë me lëkurat dhe lëngun e agrumeve. Shtrojmë mbi filetën e salmonit kripën dhe panxharin, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë gjithë natën në frigorifer, që të marinohet. Pasi ta nxjerrim nga frigorifer­i, e shpëlajmë dhe e presim në feta të holla. E zbukurojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë me erëza dhe vaj ulliri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.