PESHK ME KRIPË NË FURRË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

degë rozmarinë 2 limona 1 peshk dental (1 kg) vaj ulliri 2 të bardha vezësh 2 kg kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 200 gradë. Si fillim pastrojmë mirë peshkun, e thajmë me letër kuzhine dhe hedhim në barkun e tij kripë, rozmarinë, limon, dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë, rrahim të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kripën. Pas kësaj, hedhim një shtresë kripë në tavë, vendosim peshkun, e mbulojmë të gjithin me kripë dhe e pjekim për 30 minuta. Kur të ketë përfunduar, heqim me kujdes kripën, i heqim peshkut edhe lëkurën dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe limon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.