me portokall dhe çokollatë

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

300 g miell tipi 00 150 g gjalpë 1 vezë pak kripë 100 g sheqer pluhur 2 lugë lëng portokalli lëkura e 1 portokalli

PËRBËRËSIT PËR KREMIN:

300 ml pana ëmbëlsire 100 g çokollatë e zezë lëkurë portokalli 20 ml konjak feta portokalli dhe rozmarinë për zbukurim

PËRGATITJA E BRUMIT:

Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Në një tas të thellë, hedhim miellin të përzier me sheqerin pluhur, shtojmë gjalpin e zbutur, vezën, lëngun, lëkurën e portokalli­t dhe pak kripë. Pasi formojmë një brumë homogjen, e mbulojmë dhe e vendosim në frigorifer për gati 1 orë. Pasi e hapim me ndihmën e dy letrave të kuzhinës, e vendosim në tavë dhe e shpojmë me pirun (ruajmë pak brumë për zbukurim). I vendosim sipër letër kuzhine dhe fasule, që brumi të mos ngrihet gjatë pjekjes, dhe e pjekim për rreth 20-25 minuta.

PËRGATITJA E KREMIT:

Në një tenxhere, tretim panën me çokollatën, shtojmë konjakun, lëkurë portokalli dhe e përziejmë derisa të krijohet një krem homogjen. Pasi të jetë ftohur plotësisht, e rrahim me rrahëse vezësh me dorë ose elektrike dhe e hedhim mbi tartë, pasi edhe kjo e fundit të jetë ftohur. E zbukurojmë sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.