i Krishtlind­jes

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

60 g miell 15 g kakao 8 g fryrës 4 vezë 70 g sheqer 15 ml qumësht 30 g gjalpë

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

200 ml pana për ëmbëlsira 200 g djathë 50 g qumësht i kondensuar vanilje boronica

KREMI PËR LYERJEN:

200 ml pana për ëmbëlsira 100 g çokollatë

PËRGATITJA:

Në një tas, përziejmë miellin, kakaon, vaniljen dhe fryrësin. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen shkumë. Shtojmë të verdhat e vezëve dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë gjalpin e tretur dhe qumështin e në fund miellin, dhe i përziejmë në drejtimin nga poshtë lart, që të mos bjerë vëllimi. Masën e përftuar e hedhim në një tavë katrore të cekët, ku kemi vendosur letër kuzhine dhe e hapim me spatul, me trashësi 1 cm. E pjekim për gati 10-15 minuta në temperatur­ën 180 gradë. Pasi të jetë pjekur, e mbështjell­im role së bashku me letrën e pjekjes, që të mos ngjitet, dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë, në një tenxhere të vogël përgatisim kremin me çokollatë. Pasi nxehim panën, shtojmë çokollatën e grimcuar dhe e përziejmë me rrahëse vezësh me dorë, derisa të tretet plotësisht. Më pas, e lëmë të ftohet. Në një tas tjetër, përgatisim kremin për mbushjen. Rrahim panën me qumështin e kondensuar e më pas shtojmë djathin Mascarpone dhe vaniljen. Hapim kekun, heqim letrën e furrës dhe e mbushim me krem dhe boronica. Pas kësaj, e mbledhim role, e presim në 3 pjesë dhe i vendosim pranë njëra-tjetrës, duke i ngjitur me kremin me çokollatë. Në fund, e lyejmë të gjithë sipërfaqen me këtë krem dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.