me kanellë

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 g miell tipi 00 250 ml qumësht 7 g maja e thatë 100 g gjalpë 1 vezë 150 g sheqer pluhur pak kripë kanellë arrëmyshk xhenxhefil pluhur yll anisë pluhur kardamom pluhur

PËRGATITJA:

Tretim në qumësht majanë dhe 100 g sheqer pluhur, dhe i lëmë për 20 minuta në një vend të ngrohtë. Më pas, shtojmë vezën dhe 50 g gjalpë, pak kripë dhe në fund miellin. Brumin e formuar e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë derisa të dyfishojë vëllimin. Përziejmë gjalpin me sheqerin pluhur dhe erëzat, dhe e lëmë mënjanë. Brumin që formuam më sipër e hapim petë me trashësi 1 cm, e lyejmë në të gjithë sipërfaqen me kremin e erëzave, e mbledhim role dhe e presim me thikë për së gjati. Dy shiritat që formohen, i gërshetojm­ë me njëri–tjetrin dhe gërshetin e vendosim në tavë. Pas kësaj, e lëmë të vijë në tavë, derisa të dyfishojë vëllimin dhe më pas e pjekim për 40 minuta në temperatur­ën 180 gradë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.