Pasteis de nata

(ËMBËLSIRË PORTUGEZE)

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 petë sfoliatë 250 ml qumësht 30 g miell 200 g sheqer 100 ml ujë 3 të verdha vezësh lëkurë limoni kanellë

PËRGATITJA:

Petën sfoliatë e mbledhim role dhe më pas e shtypim nga të dyja anët, derisa të hapim një petë si disk, të cilën e shtrojmë në tavë me diametër 20 cm. E hapim me duar derisa të mbulohet e gjithë tava, edhe anët. E vendosim në frigorifer dhe më pas merremi me kremin. Në një tenxhere të vogël ziejmë sheqerin me ujin, derisa të bëhet shurup. Nga ana tjetër, tretim miellin në qumësht, shtojmë lëkurën e limonit dhe shkopin e kanellës dhe e vendosim në nxehtësi mesatare, duke e përzier vazhdimish­t, derisa të bëhet si krem. Heqim lëkurën e limonit dhe shkopin e kanellës, shtojmë shurupin dhe e përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë, derisa masa të njëtrajtës­ohet. Që të ftohet sa më shpejt, e vendosim në një tavë ku kemi hedhur ujë të ftohtë. Shtojmë të verdhat e vezëve te kremi, duke e rrahur atë me rrahësen e vezëve me dorë, e hedhim masën te peta e sfoliatës dhe e pjekim për rreth 20-25 minuta, në temperatur­ën 180 gradë. E shërbejmë me sheqer pluhur dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.