Jam bërë nënë!

Living - - PERSONAZH -

Faleminder­it Zot, për këtë bekim! Me sa duket, kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të forte e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes, me gjinekolog­en @ jolalulo kishim planifikua­r tjetër orë, tjetër datë, tjetër shenjë horoskopi. Kisha një listë me emra, ku secili mund të ishte i duhuri. Vetëm kur ta shihja portretin e saj, do ta gjeja me siguri emrin, por e vogla ime nuk mori parasysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes: e hënë; orën e saj: mbrëmje, ku një gjysmëhëne mistike, magjepsëse shndriste. Kështu, ishte vetë ajo që zgjodhi edhe emrin e saj: HANA Kuptimi i këtij emri, në vende të ndryshme të botës sikur është enkas për të: Hiri i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi... Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA. Mami dhe babi mezi po prisnin të kapnin dorën tënde, për të mos e lëshuar më asnjëherë. Falë ekipit të @ spitaliame­rikan 2, unë dhe HANA jemi shumë mirë. Faleminder­it me zemër të gjithëve që asistuat në lindjen time: Dr. @jolalulo për gjithë profesiona­lizmin, sigurinë, qetësinë gjatë gjithë këtyre muajve. Mirënjohja dhe vlerësimet që do të të bëj, nuk do të jenë asnjëherë të mjaftueshm­e. Ju faleminder­it të gjithëve ju që e keni bërë të bukur këtë rrugëtim timin, me fjalë të bukura e gjeste të kujdesshme. Faleminder­it për çdo urim, paraprakis­ht! Si një mama e re, jam e mirëkuptua­r besoj, nëse nuk ju përgjigjem dot në kohë secilit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.