Një Baby shower Brunën për

Living - - PERSONAZH - NGA: GENTIAN MINGA

Një festë baby shower është e bukur në vetvete, por përfytyron­i pak kur është edhe surprizë. Akoma më mirë pastaj, kur është edhe surprizë, edhe në ekran. Mikeshat e moderatore­s së programit shumë të ndjekur, “My Living”, i organizuan asaj një festë surprizë në “Soiree”, në Top Channel.

Kur je personazh publik, gjithçka e ndan me publikun. Edhe baby shower-in që të bëjnë shoqet. Kështu ka ndodhur edhe me Brunilda Lahen, prezantues­en e “My Living” dhe gazetaren e revistës “Living”. Shoqet e saj më të mira, disa prej të cilave figura publike dhe emra të njohur për lexuesin, u mblodhën në programin “Soiree” të Jonida Shehut dhe i organizuan mikeshës së tyre një “dush me dhurata”. Për të bërë gëzuar në këtë festë, Bruna madje piu gllënjkën e parë dhe të fundit të verës në shtatë muaj shtatzëni, pasi, siç e tha edhe vetë, këto kohë ka pirë vetëm ujë dhe lëngje frutash. Në program, moderatorj­a e “Tring”-ut ndau me shikuesit rrugëtimin e saj gjatë një shtatzënie të shumëdëshi­ruar. Që nga momenti kur mori lajmin e deri kur iu desh të hiqte dorë për pak kohë, mes lotëve, nga programi që i dha një tjetër drejtim karrierës dhe jetës së saj profesiona­le. “Në momentin që janë bërë përshëndet­jet dhe njoftimi në program se do të shkëputesh­a për pak kohë, nuk arrija të mbaroja dublat, sepse më mbysnin lotët. Qaja dhe pastaj e rinisja aty ku e kishim lënë, - kujton Bruna. - “Living” më ka kërkuar të kthehem në muajin mars, kur bebushja i bie të jetë tremuajshe.” Tre muajt e parë sikur nuk i besohej që ishte e vërtetë, ndoshta edhe ngase nuk shihte shumë ndryshime në trup. Fatmirësis­ht, Bruna nuk pati nga ato shqetësime­t që kanë gratë në fillim të shtatzënis­ë. Ka ngrënë gjithçka si më përpara dhe nuk u tërhoq nga aktivitete­t e përditshme, madje ka bërë edhe shumë udhëtime. “Pas tre muajsh diçka filloi të ndryshonte në trupin tim, - kujton ajo, - prandaj e kuptova

se duhej të sillesha si grua shtatzënë e të tregohesha më e kujdesshme.” Shtatzënia duket se e ka bërë dhe shumë krijuese Brunën, e cila mendoi të gërshetont­e statusin e saj në-pritje-të-ëmbël me pasionin e saj më të madh, median. Kështu, ajo mendoi të bëhej e para vlogere shtatzënë shqiptare, duke krijuar një seri videosh me këshilla për “bashkëvuaj­tëset” e saj, që nga ushqyerja e deri te mënyra e të veshurit. Videot kanë arritur me mijëra shikime në “You Tube”, duke dëshmuar se nuhatja nuk i gaboi. “Shumë njerëz më kanë thënë se e kam bërë vlogun ngaqë dua të jem përpara kamerës e në qendër të vëmendjes. Këtu nuk do të kishte asgjë të keqe, sepse unë personazh ekrani jam, por kjo nuk është e vërtetë, - tregon Bruna. - Vlogu lindi krejt natyrshëm, nga një nevojë fillestare imja. Kur kërkoja informacio­ne në shqip për shtatzënin­ë, nuk gjeja, ndaj mendoja se këto video do t’u hynin në punë shumë vajzave apo grave të tjera që ishin në të njëjtën situatë si unë.” Për momentin, vlogu i Brunës ka rreth 15 000 nëna në pritje që e ndjekin dhe kanë krijuar të gjitha së bashku një komunitet ku ndajnë përvojat me njëra-tjetrën. Imazhi i “My Living” foli në program edhe për dilemën nëse duhet të lindë në mënyrë natyrale apo me cezarian. Ajo i tregoi Jonidës edhe për faktin se lindjen natyrale e ka aq shumë frikë, saqë mund të cilësohet edhe një fobi. Këtë frikë të sajën, Bruna e ka lidhur me një ngjarje të pakëndshme nga fëmijëria. “E vogël kam qenë në varrimin e një nëne që kishte humbur jetën gjatë lindjes dhe kjo më ka ngelur në kujtesë, - kujtoi moderatorj­a. - Doktoresha thotë se mirë është të lind vetë.” Po derisa të vijë në jetë bebi, Bruna është përqendrua­r te shtatzënia e mbarë. Ajo tregon shumë kujdes për ushqimin, merr kohë që të çlodhet dhe përpiqet të jetë sa më pak e ngarkuar me punët. Dëshiron që ta shijojë këtë fazë, së bashku me bashkëshor­tin, i cili është gjithashtu në qiellin e shtatë. “Deri në momentin që e mora të shihte ekon e parë, Titi nuk ishte shumë i përfshirë, pasi ne vazhdonim bënim të njëjtën jetë dhe prania e bebes nuk ndihej aq fuqishëm, - thotë Bruna. - Ekoja e parë që ai pa, ishte edhe dita kur mësuam gjininë e bebit dhe aty e në vazhdim gjithçka ndryshoi, edhe për të.” Babi Titi nuk u mërzit aspak që bebi ishte gocë, edhe pse dikush mund të mendojë se baballarët duan djem. Përkundraz­i, ai ishte i lumtur që prisnin një vajzë, pasi dihet që vajza është shumë e lidhur me babanë. “Titi do të jetë një baba i mirë, sepse është shumë i duruar, i përkushtua­r, familjar. Kam qenë me fat në këtë drejtim. Sa vjen në shtëpi, puth barkun. Është ndjesi shumë e bukur”, - thotë Bruna. Gjatë baby shower-it live u fol për shumë gjëra. Që nga gjyshja e bebit, mami i Brunës, e cila po qëndis dhe thur triko, kapuça dhe shalle pa fund për mbesën, e deri te ëndrra e mikeshës dhe koleges së moderatore­s, e cila e kishte parë shtatzënin­ë e shoqes në ëndërr, përpara se ajo të merrej vesh nga të gjithë. Jonida i bëri Brunës edhe një test, për të kuptuar se sa seriozisht e ka marrë Bruna ardhjen në jetë të bebit dhe se sa ka lexuar në lidhje me këtë temë. Në “Soiree” prezantues­ja ndërroi për herë të parë pelenën te një beb lodër, për të kuptuar se çfarë e pret.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.