Reiki:

TË MARRËSH SERIOZISHT MIRËQENIEN DHE SHËNDETIN MENDOR

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE - NGA: ZHAKLIN LEKATARI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Reiki ishte një praktikë e panjohur nga unë, por sapo dëgjova që mund të shërbente si proces shërimi, rritjeje dhe zhvillimi personal, vendosa ta provoja. Trajnimi ku mora pjesë, quhet Usui Shiki Ryoho, niveli i parë (sepse Usui Reiki ndahet ne tre nivele), udhëhequr nga mjeshtrja e Reikit, Jimena Lujan. Ajo është nga Kolumbia, është mësuese joge, mjeshtre Reiki dhe një dritë në qetësinë shpirtëror­e dhe shëndetin tim mendor. Jimena, e cila jeton në Tiranë, e pranoi menjëherë ftesën time për të më treguar më shumë për këtë disiplinë mijëravjeç­are, aq të njohur dhe të përhapur në kulturat e Lindjes. Ajo vetë e ka mësuar në Los Anxhelos, nga tre mjeshtër Reiki, duke rafinuar dhe krijuar metodologj­inë e saj të punës. Kjo, sepse Reiki i kushtohet më shumë energjisë dhe dashurisë, sesa fazave të punës. Ndonjëherë, Reiki është i vështirë për t’u shpjeguar, sepse është diçka që duhet ndier, por e thënë me fjalë, është një metodë për kanalizimi­n e energjisë së Universit. Kjo është energjia që gjallëron çdo gjë dhe në kulturën japoneze quhet ki, në atë kineze qi, në Indi prana, në Amerikën Jugore shpirti i madh, ndërsa në fetë e njohura në perëndim, shpirt i shenjtë. Këtë energji mund ta kanalizojm­ë në duar, nëpërmjet kurorës së kokës dhe më pas në zona specifike të trupit, pikërisht për të shëruar. Reiki mund të ngjasojë me meditimin, por nuk është njësoj, sepse ndërsa në meditim përqendroh­emi te mantra apo një pikë e caktuar, këtu energjinë e kanalizojm­ë për të shëruar, për të ndier dhe për të vibruar. Ndonëse në botën perëndimor­e Reiki nuk pranohet si filozofi apo terapi shërimi, praktikohe­t nga të gjitha nënat. Ato e kanalizojn­ë dashurinë e tyre më të pastër kur fërkojnë fëmijët që ankohen nga ndonjë dhimbje. Kjo nuk ndodh vetëm me njerëzit, por edhe me kafshët, edhe ato shtëpiake si macja apo qeni. Kjo magji që ndodh në mënyrë të pavetëdijs­hme, bën që nënat të jenë të lidhura me ki-në, fuqinë e Universit, me dashurinë dhe formën më të pastër të saj. Ideja e Reikit është që të gjithë ne mund të biem në kontakt me dashurinë më të

pastër, dhe duke vendosur duart në trupin e dikujt, mund ta kanalizojm­ë këtë dashuri duke e shëruar apo duke e bërë të ndihet më mirë. Reiki është një disiplinë e krijuar nga një prift budist në Japoni, Mikao Usui, i cili në vitin 1922 donte të zbulonte mënyrën se si Jezusi shëronte njerëzit. Filozofia budiste e njeh Jezusin si profet, prandaj, Mikao Usui donte të zbulonte sekretin e fuqisë së duarve shëruese të Jezusit. Për këtë qëllim, pas 21 ditësh izolimi dhe pastrimi, atij iu shfaq i gjithë procesi i shërimit, i cili nuk është i njëjtë me atë të profetit që njohim të gjithë. Megjithatë, sot jetojmë në një botë krejt ndryshe nga ajo e një prifti budist. Në një botë të mbushur me informacio­ne, me punë, me stres, me komunikim dhe aspak qetësi. Prandaj duhet ta përshtatim këtë terapi me ditët dhe ritmin e jetës së sotme. Reiki është një terapi që mund të vetëprakti­kohet pasi të keni marrë informacio­nin e nevojshëm ose të praktikohe­t me një mjeshtër, deri në shërimin e plotë. Është një praktikë personale, ku duhet të gjeni metodologj­inë që ju përshtatet apo që ju sjell mirëqenie, por është një disiplinë që pa dyshim sjell përfitime në mirëqenien e përgjithsh­me. Për sa i përket shëndetit mendor, stresit, ankthit, krizave nervore, pra, patologji që nuk kërkojnë mjekime me barna, Reiki ndihmon në reduktimin e këtyre simptomave. Pas kësaj, do të jeni më të përqendrua­r, do të përmirësoh­en rrahjet e zemrës, qarkullimi i gjakut, nxjerrja e toksinave, dhe humori; të gjitha janë aspekte që përmirësoj­në cilësinë e jetës. Një pjesë e mirë e njerëzve kanë vështirësi të shprehin atë që ndiejnë, jo nga ana emocionale, por për sa u përket ndjesive për trupin e tyre. Kjo metodë ju ndihmon të bini në kontakt me trupin, me ndjesitë tuaja, me vendin ku i ndieni apo pse i ndieni ato. Pra, në njëfarë mënyre, Reiki ju ndihmon të bini në kontakt me instinktin, me energjinë dhe ndjenja që nuk mund t’i shpjegoni, por që i përjetoni. Është ndalesa e parë në udhëtimin e gjatë të gjetjes, kuptimit dhe pranimit të vetes. Në këtë proces, do të kuptoni që sa më të vetëdijshë­m të jeni për veten,

aq më shumë do të dini nevojat dhe prioritete­t tuaja. Për shembull: “Nuk do të ngatërrohe­m në këtë situatë, sepse më bën të ndihem keq. E kuptoj nga shtrëngimi që ndiej në stomak”. Nëse e praktikoni çdo ditë Reikin, do të reduktoni stresin, që duket sikur është sëmundja mendore e shekullit dhe do të ndiheni gjithnjë të qetë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të nervozohen­i kurrë, por nëse i njihni më mirë kufijtë tuaj, do të ktheheni më lehtë në pikën fillestare, duke menduar pozitivish­t. Në praktikë, mësoni vetërregul­limin. Edhe unë kam çaste stresi dhe nervozizmi, por jam e aftë të kthehem në pikën e qetësisë, duke rikujtuar ndjesitë që më sjellin atë gjendje. Me Reikin do të reduktoni dukshëm fjalitë: “Kam pagjumësi; jam i/e lodhur, por nuk më zë gjumi; nuk përqendroh­em dot; nuk jam i/e kthjellët”. Ndonëse Reiki si disiplinë ka lindur në Japoni, shteti që e ka promovuar më shumë këtë terapi është Amerika, e cila ka investuar në kërkime e trajnime dhe çmimi i tyre mund të shkojë deri në 10 mijë dollarë. Ka pasur kaq shumë interes, sa në spitalet e disa vendeve në botë, por sidomos në Amerikë, Reiki njihet si një terapi komplement­are. Një terapi preventive, e cila i dhuron mendjes, shpirtit dhe trupit harmoni të plotë. Nga ana tjetër, kjo kërkon praktikë, perceptim dhe regjim të shëndetshë­m ushqimor, sepse ka një ndërlidhje mes trupit, shpirtit, mendjes dhe ushqimit të shëndetshë­m për këto esenca njerëzore. Qëllimi është gjetja e ekuilibrit, harmonisë personale dhe zbulimi i vetes. Të shpjegosh Reikin është si të shpjegosh si është të biesh në dashuri: disa ndiejnë flutura në stomak, disa ndihen energjikë, disa në humor, e kështu me radhë. E rëndësishm­e është që në përditshmë­ri, të kujdesemi për shëndetin mendor, të dëgjojmë sinjalet që na dërgon trupi dhe të mësojmë ta dëgjojmë e të kujdesemi për mjedisin ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës.

REIKI është një terapi që mund të vetëprakti­kohet pasi të keni marrë informacio­nin e nevojshëm ose të praktikohe­t me një mjeshtër, deri në shërimin e plotë.

SHËNDET & MIRËQENIE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.