SALCË KOSI ME BORZILOK, VAJ ULLIRI DHE SHEGË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 kg kos dele 1 tufë borzilok (vetëm gjethet) 3 lugë gjelle vaj ulliri, ekstra i virgjër 1 lugë çaji kripë e trashë piper i zi (sipas dëshirës) disa kokrra shege

PËRGATITJA:

Kullojmë kosin në një garzë dhe pasi ta ketë nxjerrë hirrën, kremin e kosit e hedhim në një tas porcelani. Hedhim në një grirës fletët e borzilokut, kripën e trashë dhe vajin e ullirit dhe i grijmë derisa të krijohet një lëng i gjelbër. Shtojmë lëngun e borzilokut te kremi i kosit dhe me rrahësen e vezëve me dorë ose elektrike, krijojmë një masë të njëtrajtsh­me. Salcës mund t’i shtojmë pak piper të zi sipas dëshirës. Kremin apo salcën e kosit e ruajmë në kavanoz qelqi dhe e mbulojmë me një shtresë vaj ulliri, që ta ruajmë sa më gjatë produktin. E shërbejmë në pjata të cekëta, duke e zbukuruar me kokrra shege dhe vaj ulliri sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.