PETULLA INTEGRALE (NË FORMË TOPTHASH) ME SALCË HAVJARI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

2 gota ujë miell 1 gotë ujë kos 1 vezë gjysmë lugë kafeje sodë vaj, kripë, gjalpë (një lugë e vogël)

PËRGATITJA:

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën dhe gjalpin. I rrahim fort të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën. Vijojmë t’i rrahim derisa të përftojmë një masë të njëtrajtsh­me. Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik. Vendosim një tigan me vaj në zjarr dhe pasi të nxehet mirë, skuqim petullat. Mund të përdorim një lugë si masë për madhësinë e tyre. Si të skuqen nga njëra anë, i kthejmë nga tjetra dhe në fund i vendosim në pjatë. Pasi të ftohen, i presim në mes dhe i vendosim në një pjatancë, ku i lyejmë me havjar dhe i spërkatim me thërrime djathi dhie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.