PËRSHESH ME GJEL DETI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR KULAÇIN:

1 kg miell 1 qepë 200 g gjalpë 50 ml vaj ulliri 1 lugë çaji sodë buke kripë, ujë nenexhik, piper i zi

PËRBËRËSIT PËR PËRSHESHIN:

gjel deti rreth 3-4 kg lëngu i gjelit të detit të brendshmet e gjelit (nëse nuk doni, mos i përdorni) gjalpë ose vaj ulliri kripë, nenexhik, rigon, piper

PËRGATITJA E BRUMIT:

Sasisë së miellit i bëjmë një gropë të vogël në mes, ku shtojmë kripën dhe ujin dhe e punojmë me dorë, derisa të formohet një brumë kompakt (jo shumë i fortë). Brumin e lëmë të pushojë për gati 1 orë. Pas kësaj kohe, e hapim në një tepsi të lyer me pak vaj dhe mund ta zbukurojmë me dhëmbët e pirunit. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperatur­ën 200 gradë, derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Pasi të piqet, e mbështjell­im me një pecetë të thatë dhe e lëmë të qëndrojë vertikalis­ht, që të mos thahet dhe të ruajë fortësinë e duhur.

PËRGATITJA E PËRSHESHIT:

Në një tenxhere të thellë, ku kemi hedhur ujë dhe kripë, fusim edhe gjelin e detit, që të ziejë. Ndërkohë, merremi me përsheshin. Në një tigan të thellë hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, të prerë hollë. Më pas, shtojmë të brendshmet e gjelit, të prera në copa të vogla. Kur qepa të jetë bërë transparen­te, shtojmë kulaçin e thërrmuar në copa të vogla dhe, dalëngadal­ë, lëngun e gjelit të detit (pasi ky të ketë zierë), derisa të mbulohet gjithë kulaçi i thërrmuar. Më pas hedhim kripë, nenexhik, rigon dhe piper. E mbulojmë me kapak, derisa lëngu i mishit të përthithet tërësisht nga kulaçi. E shërbejmë të nxehtë, të shoqëruar me një copë mishi nga gjeli i detit. Për një pamje më të bukur, para se ta hedhim në pjatë, mund t’i japim një formë rrumbullak­e dhe më pas të vendosim mbi të mishin e gjelit, të prerë në copëza të vogla kubike. Sipër tyre shtojmë arra ose bajame të pjekura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.