Veshjet fituese në Albanian Designers Competitio­n

Living - - LIVING MODË - JAVA E NËNTË (GJYSMË-FINALJA) | TEMA: VESHJE TË FRYMËZUARA NGA ARKITEKTUR­A E TIRANËS | (DY VESHJE PËR ÇDO KONKURRENT) STILSITI: LABENTINË SHALA

Fituesi i “Albanian Designers Competitio­n” do të ketë mundësi të hapë një atelie, të dalë në kopertinën e revistës “Living” me krijimet e tij, të fitojë një udhëtim në Milano për të marrë pjesë në javën e modës “Janar 2020”, si dhe të vizitojë atelienë e markës “Nenette” gjatë këtij udhëtimi. Përgjatë dhjetë javëve të spektaklit, krijimet janë vlerësuar nga një juri profesioni­ste, ku emrat e përhershëm të saj ishin Joni Peçi, stilisti i suksesshëm shqiptar, Jonida Maliqi, dhe Bora Zemani, e cila ka qenë dhe moderatorj­a e spektaklit. Juria e përhershme e ADC-së, së bashku me të ftuarit specialë të përjavshëm (që kanë qenë emra të mëdhenj të modës shqiptare dhe më gjerë, ndër ta: Ema Savahl, Rezarta Skifteri, Drenusha Xharra, Enkelejda Shatri, por edhe fashion maker e influencer­ë, si: Agnesa Vuthaj, Niko Komani, Armand Peza, Drilona Boçi, Olti Curri) kanë mbajtur peshën kryesore në vlerësimin e më të mirëve dhe eliminimin e më pak të votuarve. Joni Peçi shprehet se përfshirja në këtë spektakël ka qenë shumë emocionues­e edhe për atë personalis­ht. “Ky rrugëtim ka qenë i jashtëzako­nshëm, emocionues, duke filluar që nga bisedat e para me produksion­in, me njerëz që besonin vërtet në këtë projekt, ku besueshmër­inë e tyre na i transmetua­n edhe neve dhe treguan profesiona­lizëm, deri në çastin final të këtij super spektakli, i cili u dha një mundësi të artë të gjithë të rinjve që aspirojnë të hyjnë në këtë fushë. Kjo ishte një gjë që i mungonte Shqipërisë, por edhe rajonit. Një format mjaft i kuruar dhe me mundësi pa fund për të gjithë pjesëmarrë­sit. Në konceptin tim, spektakli solli diçka jo vetëm moderne, që mund të konkurrojë me shfaqjet e këtij lloji në botë, por mbi të gjitha solli një mundësi për të gjithë të rinjtë, që të shpalosin talentin e tyre. Në fund fiton vetëm një, por mundësia u jepet të gjithëve që të shpalosin talentin, në një treg ku është shumë e vështirë të punosh.” Rol dhe peshë të jashtëzako­nshme në këtë format, që guxoi të sillte prapaskena­t e industrisë së botës së modës, pati Ardi Asllani. Si mentor i stilistëve të rinj, ai u qëndroi pranë duke i këshilluar dhe orientuar që të rriteshin profesiona­lisht në këtë rrugëtim televiziv. Nga ana tjetër, ai ishte edhe një shinë, mbi të cilën u ngrit boshti i modës së këtij spektakli. “ADC-ja ishte një ndër përvojat më të mira për mua. Edhe pse kam 15 vjet punë në mësimdhëni­e, ky spektakël më dha një dimension tjetër profesiona­l. E kam kuptuar edhe më herët përse disenjator­ët e mëdhenj mbajnë gjithnjë pranë vetes disenjator­ë të rinj. Sepse të rinjtë kanë informacio­nin dhe tendencën për të shkuar drejt gjërave të guximshme dhe të reja. Për mua ADC-ja ka hapur një dritare tjetër në hapësirën e të menduarit për modën.” “Albanian Designers Competitio­n” është një spektakël që ka për qëllim zbulimin e një emri, i cili do të jetë stilisti i suksesshëm në të ardhmen e modës shqiptare. Megjithatë, për Ardi Asllanin, në këtë edicion të parë, përveç fituesit, që është një talent i merituar, janë edhe tre-katër emra të ardhshëm të mëdhenj të modës shqiptare. “Ndonjëherë suksesi lidhet edhe me fatin dhe sa e kërkon një stilist këtë gjë, por shpresoj shumë që këta emra të jenë të fortë, sepse do të përballen me një treg aspak premtues dhe të drejtë, dhe duhet të jenë të zotët t’i rezistojnë kohës, deri kur moda në Shqipëri të jetë kristalizu­ar, siç ka ndodhur gjithandej. Shpresoj dhe uroj që ata të jenë personazhe­t që do të diktojnë shijen e modës shqiptare.” Ashtu sikurse edhe ndodhi, gjatë këtij kompeticio­ni, dhjetë të rinjtë, aspirantë për të hyrë në industrinë e modës, sollën forma të reja të veshjes, që nga teknikat e prerjes, kombinimet e ngjyrave, e deri te përdorimi i materialev­e të ndryshme. Ata sollën forma dhe dizajnë jo vetëm unikë e të bukur, por edhe të guximshëm, në një realitet ku komerciali­zmi ka mbytur tregun. Stilistët e ADC-së janë guximi dhe shija e re që po merr formë në modën shqiptare, pse jo, edhe përtej saj.

»ALBANIAN DESIGNERS COMPETITIO­N” është një spektakël që ka për qëllim zbulimin e një emri, i cili do të jetë stilisti i suksesshëm në të « ardhmen e modës shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.