Living : 2019-12-01

IDE FESTIVE : 177 : 177

IDE FESTIVE

“Shtëpia ime ka aq shumë qëndisma, sa nuk ka më vend. Për festa mbizotëroj­në qëndismat me Babagjyshi­n dhe lulen e Krishtlind­jes,” – shprehet buzagaz Ornela. Pasioni për të qëndisur i ka lindur që fëmijë, por, më pas, me ardhjen në jetë të dy fëmijëve, u harrua për pak për t’u rikthyer më fuqishëm para 13 vitesh dhe për ta vazhduar edhe sot. Qëndismat e fëmijërisë nuk i ka ruajtur, pasi nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur për shkak të moshës, por ka ruajtur qëndismat e para të rikthimit, të cilat janë dy certifikat­a lindjeje për djalin dhe vajzën. Qëndisja i merr mjaft kohë, sa ndonjëherë ndihet fajtore karshi fëmijëve, bashkëshor­tit dhe qenushes së vogël. Ajo nuk ka ndonjë kohë të përcaktuar se kur duhet të qëndisë, por punon sa herë ka mundësi dhe koha që i merr secila prej tyre, varet nga modeli. Ka modele, të cilat i kanë marrë më shumë se një ose dy muaj kohë, ndërsa disa të tjera i ka realizuar brenda ditës, duke punuar deri në orët e vona të natës. Për të, çdo punë ka rëndësinë e vet, pasi të gjitha krijimet janë të lidhura me orët e mbushura me pasion dhe lodhje. “U bë kohë që nuk shoh televizor pa ia shqitur sytë... Më shumë e dëgjoj, sesa e shikoj.” V itet kanë kaluar, por dashurinë dhe pasionin për këto punime me dorë, ajo jo vetëm që vazhdon ta ushqejë me të njëjtin intensitet, por edhe me më shumë përgjegjës­i. Punët e saj perfeksion­ohen dita-ditës. Është diçka që e bën me pasion dhe në çdo punim të saj ndihet dashuria. Sot, ajo është një mjeshtre e vërtetë, duke e shndërruar në një profesion të mirëfilltë këtë gjë. Gjatë këtyre viteve përvojë, ka mësuar shumë për teknikat e realizimit të punimeve me kryq, si dhe ka kuptuar më shumë për kombinimin e ngjyrave, çfarë shkon e çfarë jo. Pikërisht në këto ditë festive, çdo ambient i shtëpisë së saj është i dekoruar bukur e mbi të gjitha bien në sy punimet e saj, si çentrot, mbulesat e tavolinave dhe peshqirët e personaliz­uar. Modelet e Vitit të Ri i merr nga revista specifike për festa dhe i fillon që në tetor, për t’i pasur gati gjatë festave. SANTANA ÇOMORA PIRRO BEATI NGA: FOTOGRAFIA: 177

© PressReader. All rights reserved.