Living : 2019-12-01

LIVING AMBASADOR : 62 : 62

LIVING AMBASADOR

dy herë në Kalabri për pak javë dhe kemi ndjekur kurse me një mësuese arbëreshe, për të vrarë veshin, sepse gjithë kohës e kemi lexuar gjuhën arbëreshe, por nuk e kemi dëgjuar dhe s’e kishim idenë se si tingëllont­e. Kemi gjithashtu librat e Jeronimit në gjuhën arbëreshe e në italisht. Edhe tani që kemi ardhur këtu, bashkë me tim shoq, po përpiqemi të mësojmë shqip. Dini të gatuani ndonjë recetë shqiptare? Po përpiqem të mësoj, por akoma s’ia kam marrë dorën. Ndërkohë, ndihem e përkëdhelu­r nga një shef i shkëlqyer kuzhine shqiptar në rezidencën tonë. Të preferuari­t e mi në Shqipëri janë ullinjtë, që këtu janë specialë. Si ndikoi në identiteti­n tuaj, pasi morët vesh se ishit me origjinë arbëreshe? Po fëmijët çfarë mendojnë për origjinën arbëreshe? Shprehin ndonjë interes? Ka dy aspekte, njëri prej të cilëve është pozitiv. Fare pak brazilianë sot i njohin rrënjët e tyre. Ata janë asimiluar dhe nuk e dinë më se nga vijnë. Është gjë e mirë që të ndihemi të gjithë brazilianë. Në nivel personal ama, për mua është një zbulim i rëndësishë­m. Nuk janë të shumtë ata që vijnë nga këto anë, se jemi popull i vogël. Pastaj, është bukur të mësosh se je i afërm i një figure të shquar të Rilindjes, si Jeronim de Rada. Kjo më bën krenare! Unë e babai vendosëm të mësonim diçka më tepër rreth kulturës dhe gjuhës që fliste Jeronimi. Im atë është më i dhënë, edhe sepse ka më shumë kohë në dispozicio­n. Ka mësuar gramatikën arbëreshe. Kemi qenë Të gjithë familjen e intrigon ky fakt. Im atë ka qenë i lumtur kur ka ardhur këtu. Një mik madje na çoi në shkollën “Jeronim de Rada”, ku fëmijët recituan poezi të tij dhe ne u ndiem vërtet krenarë. Edhe disa nga kushërinjt­ë kanë qenë këtu e ndoshta vitin tjetër do të vijnë pjesëtarë të tjerë të familjes. Nga babai jeni me origjinë arbëreshe. Po nga nëna? Portugeze. Prapë Mesdhe (qesh). Ndihem me fat për origjinën nga të dy prindërit. 62 LIVING.AL DIMËR 2019

© PressReader. All rights reserved.