Living : 2019-12-01

LIVING AMBASADOR : 63 : 63

LIVING AMBASADOR

dhe vizatime tregojnë diçka, një histori, kanë një filozofi. Miqtë shqiptarë më thonë: “Ti e shikon vendin tonë nga një këndvështr­im tjetër”. Këndvështr­imi i një braziliane­je në Tiranë (buzëqesh). Çfarë pasionesh keni, përpos diplomacis­ë? Ajo që më shtyu të bëhesha diplomate, ishte kuriozitet­i dhe dëshira për të njohur njerëzit, kulturat e tjera. Gjithmonë kam dashur të di si jetojnë të tjerët. Më pëlqejnë njerëzit, të jem rreth tyre dhe të mësoj për ta. Shqipëria u godit nga një tërmet pak ditë më parë. Si e përjetuat? Atë javë isha në Portugali, por efektet e tërmetit zgjatën, ndaj kam përjetuar si të gjithë gjendjen e rënduar. Siç e shikon, edhe zyrat e ambasadës janë dëmtuar, çka krijon një ndjesi jo të mirë. Lutjet e mia dhe të stafit të ambasadës shkojnë për të gjithë shqiptarët, sidomos për ata që u prekën më shumë nga kjo tragjedi dhe humbën jetën, të dashurit dhe shtëpitë e tyre. Nga ana tjetër, më preku solidarite­ti që vetë shqiptarët, por edhe të huajt, treguan. Edhe komuniteti brazilian në Shqipëri mblodhi ndihma e dhuroi diçka. Jam e sigurt se vendi do të ndërtohet sërish, sepse shqiptarët janë të fortë dhe solidarë. Nga faq ja juaj në Instagram bie në sy pasioni për fotografin­ë. Është thjesht hobi. Por në konkursin “Colors of Albania” fotot tuaja u vlerësuan shumë, ama. Nuk është një hobi çfarëdo. Pjesëmarrj­a në konkurs ishte kënaqësi e veçantë. Një kolege nga ministria e Kulturës më foli për këtë konkurs dhe nuk ngurrova të merrja pjesë, sepse street art-i në rrugët e Tiranës më ka magjepsur që prej fillimit. E nuk është thjesht “art rruge”, por ato piktura 63 LIVING AMBASADOR

© PressReader. All rights reserved.