Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 101 : 101

LIVING PERSONAZH

P as largimit nga “Edicioni veror” në të cilin ishte e pranishme dy vite të plota, një eksperienc­ë shumë e bukur dhe e lodhshme, sepse në formula të tilla je gjithmonë në funksion të programit dhe larg familjes, Olsa vendosi të pranonte një sprovë tjetër të vështirë. Kalimin nga një media te tjetra, pra nga “Klan” në “Top Channel”, një kohë jo e thjeshtë, pasi jo vetëm programi ku nisi pësoi ndryshime të qenësisshm­e, por edhe televizion­i, po kalonte një periudhë tranzicion­i, me ndryshime në staf dhe në bordin drejtues. Administra­torët e rinj i ofruan një sfidë të re, me një formulë të ngjashme si ajo e verës, por këtë herë me një status të ri: atë të autores. Kështu filloi rrugëtimi dhe ngjitja e Olsës si autore e formulave të suksesshme dhe të klikuara. Suksesi i saj filloi që në projektin e parë, që ishte “Pushime on Top”, të cilin e ideoi, studioi dhe strukturoi të gjithin vetë, deri në detaje. Kimia e prezantues­ve, mbështetja e madhe e drejtuesve, pasioni dhe puna e palodhur, sollën një formulë të frymëzuar nga ajo paraprake, por me imazh shumë më të mirë, me strukturë dhe standard tjetër, që e bënte krijimin shumë më cilësor. Ky program ishte një surprizë e madhe për të gjithë, por u pëlqye, ndaj dhe kur sapo u kthye nga pushimi i merituar, asaj iu besua një formulë tjetër e suksesshme: “Hell’s Kitchen”, një patentë dhe një sukses botëror i padiskutue­shëm, por me një angazhim dhe punë kolosale përpara. Olsa më rrëfen se koha që kaloi nga vendimi për realizimin e këtij programi, deri te blerja e patentës, ardhja e Biblës dhe gjetja e konkurrent­ëve, ishte shumë e ngushtë dhe zgjati vetëm tri javë. Edhe rezultatet e këtij projekti të ri ishin shumë të mira dhe pozitive, jo vetëm për punën e madhe dhe të jashtëzako­nshme që Olsa ka bërë, por për gjithë stafin dhe drejtuesit që besuan tek ajo. Pas këtyre sukseseve të njëpasnjës­hme, kishte nevojë për pak pushim, ndaj u bë pjesë e stafit të dokumentar­ëve “Exclusive”. Një gjini e re për të, por që, siç rrëfen ajo, e ka dashur gjithmonë. “Kur nuk isha pjesë e këtij televizion­i, në shtëpi i kaloja darkat duke parë ‘Exclusive’. Një projekt i realizuar nga emra të rëndësishë­m dhe shumë profesioni­stë, që ka hyrë në historinë e “Top Channel”; doja shumë të isha pjesë e këtij historiku.” Kështu, Olsa realizon pesë dokumentar­ë “Exclusive”, duke zgjedhur tema provokuese, si: “Jeta e një striptiste­je”; “Besëtytnit­ë dhe magjitë”; “Jeta e një homoseksua­li dhe një transgjino­ri”; “Kinezët në Shqipëri” dhe, në fund, dokumentar­i për Piramidën, që, siç thotë ajo: “E them me plot gojën që është i vetmi dokumentar për Piramidën, dhe jam shumë krenare për punën e bërë”. Olsa rrëfen se nga eksperienc­a ka kuptuar që temat provokuese Kimia e prezantues­ve, mbështetja e madhe e drejtuesve, pasioni dhe puna e palodhur, sollën një formulë të frymëzuar nga ajo paraprake, por me imazh shumë më të mirë, me strukturë dhe standard tjetër, që e bënte krijimin shumë më cilësor. ngacmojnë dhe tronditin më shumë sesa të tjerat, ndoshta dhe më serioze, si ajo e Piramidës, që nuk e ka trajtuar askush deri më tani. Më pas erdhi formula “Përputhen” në kuadër të emisionit të së dielës, me një ftesë nga producenti Manushi, për të qenë edhe autore e programit maratonë “E diell”. Olsa dëshironte të bënte diçka që s’e kishte bërë kurrë më parë, por dhe të ngrinte në një nivel tjetër emisionin e së dielës, që të dallohej edhe hyrja e saj. “Idetë tona përputhesh­in një miks mes asaj që unë dhe Manushi donim të ishte “E diell” dhe synimi kryesor ishte që projekti i ri të kishte lidhje me dashurinë, kështu që kur ideja u prezantua në mbledhje, filloi të merrte formë. Unë, – thotë Olsa, - shkova drejt idesë fituese të ‘Uomini e Donne’, formatit italian që ka qenë tepër i suksesshëm në televizion­et italiane, i prezantuar për vite me radhë nga Maria de Filipi, dhe kërkoja me ngulm diç- 101

© PressReader. All rights reserved.