Living : 2020-05-01

LIVING SPEKTAKËL : 107 : 107

LIVING SPEKTAKËL

përfundim të spektaklit, shtëpia e modës “Altar”, ofroi një kontratë pune për stilisten Labentinë Shala. Bora Zemani dhe stafi i sipërmarrj­es së saj më të re në fushën e modës, “Bzz. By Bora Zemani” ofruan kontratë pune për stilistin Erion Kiçi. “Albanian Designers Competitio­n” uli siparin e edicionit të parë të një spektakli, që kishte si qëllim zbulimin e një emri të ri, të madh për industrinë e modës shqiptare. Pa dyshim që Alberta Sejdiu premton të jetë e tillë dhe nuk mbeten pas dy finalistët e tjerë, por gjatë javëve të konkurrimi­t, kanë spikatur edhe emra të tjerë stilistësh, që pavarësish­t se qenë të talentuar, nuk ia dolën të mbërrinin deri në finale. Moda nuk ka qenë kurrë më parë një garë si në “Albanian Designers Competitio­n”. Një garë dhe spektakël që jo vetëm u thellua deri tek teknika se si krijohet një veshje, por solli risi në modën shqiptare, duke dëshmuar aftësinë e talenteve të reja e të pazbuluara në vend. Përmes ADC-së, këtyre talenteve iu krijua një rrugë e sigurt ku mund të ecin dhe të ngrihen në industrinë e modës. një atelie, e shumë mundësi të tjera që do t’i ndihmojnë të hyjnë e të rriten në këtë industri. Dy finalistët e tjerë ishin Erjon Kiçi nga Tirana dhe Labentinë Shala nga Podujeva. Tre finalistët sollën koleksione, veshjet e të cilave impresionu­an me stilin dhe idetë inovative. Koleksioni i Labentinës, një artiste-stiliste, ishte një linjë e re dhe unike veshjesh, përmes të cilave përcolli edhe një kauzë. Si një vegane-ambientali­ste, ajo përqafon idenë e krijimit të veshjeve me teknikën “zero waste” Nga ana tjetër, Erjoni solli një koleksion që impresiono­i publikun dhe të dyja juritë. Pasioni i tij për materiale dhe teknika shumë të veçanta krijimi, u shpalos edhe gjatë javëve të konkurrimi­t, por në finale tregoi se me kronolinë dhe zinxhirë mund të krijohen edhe veshje “haute couture”. Të tilla ishin edhe veshjet e Albertës, fitueses së këtij edicioni. Në koleksioni­n e saj, publikut i la mbresa linja moderne, por edhe punimet e imtëa dhe masive të dorës. Për juritë (zero mbetje). (atë kryesoren, që i shoqëroi dhjetë konkurrent­ët pjesëmarrë­s në çdo etapë me kritika dhe vendimet e saj, dhe atë specialen, përbërë nga njëzet anëtarë, që ishin edhe surpriza e mbrëmjes finale) vendimi për shpalljen e fituesit ishte tejet i vështirë, pasi veshjet e të treve, dallonin për cilësi, autenticit­et dhe risi. Nga grumbullim­i i votave të dy jurive, triumfuesj­a ishte 23-vjeçarja nga Ferizaj, e cila u shpërblye me një atelie të kompletuar, një udhëtim në Milano, për të qenë pjesë e javës së modës “Janar 2020” dhe për të vizituar atelienë e kompanisë “Nenette”. Me veshjet e saj, Alberta do të ketë mundësinë të jetë në kopertinën e revistës “Living”. Por një mundësi e artë iu ofrua edhe dy finalistëv­e të tjerë, talenti i të cilëve gjatë javëve të konkursit tërhoqi vëmendjen e disa shtëpive të modës në Shqipëri, ndaj në 107

© PressReader. All rights reserved.