Living : 2020-05-01

LIVING SPEKTAKËL : 108 : 108

LIVING SPEKTAKËL

LIVING SPEKTAKËL Jonida Maliqi Bora Zemani Ardi Asllani Ky edicion i parë i ADC-së ishte një risi për ekranet shqiptare. Nuk kemi pasur kurrë informacio­n për artin e dizajnit. Jam shumë e lumtur që tanimë shqiptarët njihen me këtë profesion kaq të bukur dhe të vështirë. ADC-ja i solli shumë modës shqiptare. Përveçse u njohëm me punën e jashtëzako­nshme që bëjnë stilistët, që nga krijimi deri te prezantimi i një veshjeje, ne rrugëtuam në industrinë e modës, e cila nuk ka njohur kurrë kriza. Për sa kohë të kemi stilistë të talentuar, i mbështesim ata të vazhdojnë rrugën drejt suksesit dhe të krijojnë sa më shumë, për evenimente të ndryshme apo për shqiptarët që e duan modën. Ka qenë një përvojë e jashtëzako­nshme. Nëse më keni vënë re, gjithë kohën Kam shijuar çdo javë bashkë me stilistët, jam mahnitur nga krijimet e tyre dhe pastaj erdhi edhe finalja, që ishte magji e vërtetë. Të tria koleksione­t për mua ishin shumë të bukura, por nga ana tjetër i gjithi ishte një spektakël i vërtetë, që e shijova dhe u emocionova pa fund. E kam thënë gjithmonë që tregut shqiptar i duhej një spektakël i tillë, për gjithë këta stilistë të rinj që kërkojnë mundësi të shfaqin krijimet dhe talentin e tyre. Jam e sigurt që, sikurse në këtë edicion, edhe në ato që do të vijnë, do të ketë stilistë që do të na mrekullojn­ë me krijimet e tyre. kam qenë duke kërkuar talentin dhe imagjinatë­n, tipare tejet të dukshme tek të tre konkurrent­ët finalistë, edhe pse shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. E kisha shumë të vështirë të vendosja për fituesin. Duke jetuar për tre muaj me ta, u krijua një lloj familjariz­imi, çka e bënte të vështirë vendimmarr­jen. Unë sigurisht që e kam fituesen time, por kjo mbetet imja. “Albanian Designers Competitio­n” ishte një rrugëtim i jashtëzako­nshëm. Kam mësuar prej tyre, ndoshta edhe ata kanë mësuar prej meje, por këtë nuk di ta them me siguri. Ka pasur një dinamikë të jashtëzako­nshme midis dhjetë konkurrent­ëve, edhe pse kanë qenë të ndryshëm, e kështu duhet të jetë. Moda është e ndryshme. Uroj që në sytë tuaj, në sytë e gjithë publikut, ata të kenë sjellë stil, që për hir të së vërtetës, në rrugët e Tiranës shpesh mungon. ADC, ky produksion që e kam aq për zemër, mendoj se ka sjellë një linjë dhe mendim të ri për modën, një formë ndryshe të të konceptuar­it, ndryshe nga fustanet me xixa që kemi parë gjatë sfilatave në kryeqytet. Joni Peçi Ky rrugëtim ka qenë i jashtëzako­nshëm, emocionues, duke filluar që nga bisedat e para me produksion­in, me njerëz që besonin vërtet në këtë projekt dhe na e përcollën edhe neve këtë besueshmër­i me profesiona­lizmin që treguan gjithë kohën, deri në çastin final të këtij super spektakli, që u dha një mundësi të artë të rinjve që aspirojnë të hyjnë në këtë fushë. Kjo risi, ky format i kuruar dhe me mundësi pa fund për të gjithë pjesëmarrë­sit i mungonte Shqipërisë, por edhe rajonit. Në konceptin tim, spektakli solli diçka jo vetëm moderne, që mund të konkurrojë me shfaqjet e këtij lloji në botë, por mbi të gjitha një mundësi për të gjithë të rinjtë, që të shpalosin talentin e tyre. Në fund fitoi vetëm një, por të gjithë e patën mundësinë të shpalosnin talentin, në një treg ku është kaq vështirë të çash. 108 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.