Living : 2020-05-01

LIVING MODË : 130 : 130

LIVING MODË

LIVING MODË na e përshkruar atë si një natyrë të dashur dhe me mjaft humor. - Nuk kishte një sjellje prej dive, e mbaj mend si një person me këmbë në tokë. Ka një humor të jashtëzako­nshëm. Celine është e admirueshm­e dhe fal shumë dashuri, ndaj me bindje i cilësoj ato tre vite si më të bukurat e jetës sime.” Por pasioni nuk e linte. Edhe pse përfundoi studimet e larta për juridik dhe ka një diplomë për t’u admiruar, ajo nisi kurse të pafundme rreth parukerisë dhe grimit në Nju Jork dhe Los Anxhelos, ku edhe jeton aktualisht, që prej 2015–s, duke përmbushur më në fund ëndrrën e saj. Sot, ajo ka një status si kuratore imazhi, dhe punon me emrat më të rëndësishë­m të botës së modës, spektaklev­e, revistave, televizion­eve, reklamave apo filmave. Arbana është krenare për atë që ka arritur, edhe pse vazhdon të eksplorojë në këtë fushë. Fillimi i punëve të saj me kopertinat e revistave ka qenë me modelen e njohur Emina Cunmulaj, për kopertinën e revistës “Teuta” në qershor të vitit 2017, një shërbim fotografik i realizuar në shtëpinë luksoze të vetë modeles. Më pas erdhën me radhë shumë kopertina të tjera, po kaq të rëndësishm­e sa ajo e “Vanity Fair” (25th Hollywood Issue), ku punoi me aktorin Henry Golding, të filmit të njohur “Crazy Rich Asians” dhe me Nicholas Hoult, i filmit “The Favorite”. Pas çdo pune që bëj, mësoj diçka të re dhe bëhem më e mirë. Përvojat e mia më formuese janë kur punoj në prapaskenë për javën e modës në Nju Jork. Atje është një mjedis i shpejtë dhe energjia është e papërshkru­eshme. Kur vështroj modelet me të cilat kam punuar, duke ecur në pasarelë, kam ndjesinë e një ëndrre pasionante, të përmbushur, dhe më duket disi e pabesueshm­e që jam duke bërë vërtet atë që kam ëndërruar gjithmonë të bëja.” session stylist, Gjithashtu, ajo ka qenë edhe pjesë e kopertinës “Billboard Magazine” me këngëtarin amerikan Charlie Puth. Punët e saj janë botuar në revista të ndryshme si, “Cosmopolit­an US”, “Cosmopolit­an Bulgaria”, “Solar”, “Papillon”, “Volition and Hooligans”. Ndërkohë, ka pasur fatin të punojë edhe me stilistë të njohur si Adir Abergel, me të cilin ka kuruar imazhin e Charlize Theron, Soairse Ronan dhe Maria Sharapova gjatë ndarjes së çmimeve Oscar. PËR GRIMIN: Një grim i lehtë, vetullat pak të theksuara, por jo të vizatuara, pra, akoma natyrale dhe një buzëkuq i ndezur në ngjyrë të kuqe Ngjyra pastel për sytë dhe buzëkuq në ngjyrë natyrale Për mbrëmje, një grim në ngjyrë argjendi me shkëlqim. Pak bronxer dhe buzët prapë të lehta, sepse theksimi i tualetit është te sytë MODELE FLOKËSH: Larg stilimit dhe sa më afër natyrales Prerje alla vitet `70, por më moderne Flokë të shkurtër, sipër nofullës, me balluke Ngjyra natyrale në nuancat e biondes dhe mjaltit 130 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.