Living : 2020-05-01

LIVING MODË : 132 : 132

LIVING MODË

LIVING MODË “BEL EVE” SJELL JETËN NË PASARELË donjëherë, pasarelat na mbushin sytë, por na ftohin ndjenjat... Moda është e bukur, por edhe një luks i papërballu­eshëm, ndaj jo çdo koleksion është përkëdhelj­e. Por një stiliste si ajo, kur bën modë, di të përkëdhelë edhe ndjenjat. Suela Brahimllar­i krijon për fëmijët jo vetëm sepse ata janë frymëzim, por edhe sepse bota e tyre meriton të mbushet me ngjyra. Pikërisht këtë bëri edhe në sfilatën e saj të dytë personale: krijoi veshje që fillimisht veshin shpirtin, pastaj trupin. Për krijuesen e markës “Bel Eve” është thelbësore të dhurosh emocione të bukura, ndaj çdo fustan dhe çdo veshje e saj mbart dhe përcjell një mesazh. Të tilla ishin katër koleksione­t e saj të prezantuar­a këtë prag pranvere. “Ashtu si në sfilatën e kaluar, edhe këtë herë jam frymëzuar nga fëmijët, mesazhet dhe vlerat njerëzore që dua të përcjell. Emocionohe­m sa herë që mendoj për ata njerëz që më frymëzojnë”, - shprehet stilistja e veshjeve për fëmijë, e cila këtë herë solli në NGA: FOTOGRAFIA: 132 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.