Living : 2020-05-01

LIVING MODË : 133 : 133

LIVING MODË

Ashtu si në sfilatën e kaluar, edhe këtë herë jam frymëzuar nga fëmijët, mesazhet dhe vlerat njerëzore që dua të përcjell. Emocionohe­m sa herë që mendoj për ata njerëz që më frymëzojnë”, pasarelë edhe një koleksion kushtuar fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Këtë linjë e ka quajtur “Buqeta e gëzimit”, sepse ditën e parë që vizitoi qendrën për të prezantuar idenë, vuri re se vogëlushët ishin shumë të bashkuar me njëri-tjetrin. Vajzat kanë më shumë kërkesa, dëshirojnë fustane me ngjyra e modele të caktuara. Këta fëmijë më bënë shumë përshtypje, sepse pranonin çdo gjë që u sugjeroja. Teksa i shihja të sfilonin në pasarelë, u dallohej gëzimi në sy, gjë që më lumturonte pa masë, - rrëfen Suela. Për veshjet e djemve të këtij koleksioni, ajo bashkëpuno­i me stilistin Altin Mici. - Vlerësoj çdo gjë në këtë eveniment të bukur që krijuam së bashku. U jam mirënjohës­e të gjithëve, për gjithçka, qoftë kjo e dukshme apo jo. Vlerësoj bashkëpuni­min për të dytin vit radhazi me të njëjtët njerëz, si dhe dashurinë që përçojmë me njëri-tjetrin.” Një dashuri unike, që Suela e solli në pasarelë përmes bashkëpuni­mit me stilisten Katerina Zoto. Së bashku, ato krijuan linjën e veshjeve për gjyshen, nipin dhe mbesën. Zbritja në pasarelë e gjysheve, të shoqëruara nga nipërit dhe mbesat, shënoi një çast shumë të rëndësishë­m të sfilatës. Kjo sfilatë ishte nga ato ngjarje që të lë shije të mirë në shumë plane. Veshje të bukura, por edhe sy plot emocione të gjalla, të cilët ia shtuan ngjyrat pasarelës. “PUNOJ ÇDO DITË ME FËMIJË DHE UA NJOH TEKAT. NJË KOLEKSION TJETËR I DASHUR e që nuk mungon asnjëherë në prezantime­t e markës “Bel Eve”, ishte ai për mamin dhe vajzën. Vogëlushet, sapo mësojnë të hedhin hapat e parë, nisin të mbathin takat e mamit e të varin gjerdanin e saj të preferuar. Frymëzuar prej tyre, “Bel Eve” 133

© PressReader. All rights reserved.