Living : 2020-05-01

LIVING PASION : 136 : 136

LIVING PASION

Elda Gjikondi i ka pasion gurët natyralë dhe ky pasion është aq i madh, saqë sa herë e takon, ajo të bën dhuratë ndonjë gur, për të pasur më shumë para, dashuri, përqendrim, për largimin e energjisë negative e kështu me radhë. Gjithëdija që ka për ta, nuk është talenti më i madh i saj, dhe nuk e di nëse mund të zbulohen të gjitha nga një vajzë që është edhe e gjatë pothuajse dy metra. Elda është si një pus idesh dhe fantazish, por s’mund të ndodhte ndryshe, me një nënë inxhiniere dhe një baba fizikan. Ajo ka mbaruar gjimnazin dhe më pas Akademinë e Arteve në degën e atelierit të Artit Bashkëkoho­r. Për ata që nuk e dinë, arti bashkëkoho­r, përfshin krijimin me çdolloj mediumi si vizatim, pikturë, video, fotografi, instalacio­n, performanc­ë, e kështu me radhë. Fill pas studimeve nisi punë si dizajner grafik e ka punuar në agjenci të ndryshme reklamash, ku ka krijuar fushata marketingu për klientë të rëndësishë­m si ELDA GJIKONDI: Vajza e gurëve me energji të çmuar Vodafone, Albtelecom, Reiffeisen Bank, T-Mobile e kështu me radhë. Kjo punë krijuese dhe sfiduese zgjati deri para pesë vjetësh, kur vendosi të punonte e pavarur dhe e lirë. Kur shikon krijimet e Eldës, kupton që pas saj ekziston një botë magjike dhe e mistershme. Gurët e saj janë krijime mistike në formë unaze, varëseje, byzylyku apo vëthësh. Të ndërthurur­a me bakër dhe të punuara ekskluzivi­sht me dorë nga ajo, në to spikat ngjyra, forma, dizajni dhe krijimtari­a; të gjitha këto karakteris­tika në ca vepra të vogla arti. Jam e sigurt që dhe ju doni të dini më shumë, prandaj shijojeni këtë intervistë njësoj si unë. GURËT E SAJ JANË KRIJIME MISTIKE NË FORMË UNAZE, VARËSEJE, BYZYLYKU APO VËTHËSH. NGA: FOTOGRAFIA: MODELE: 136 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.