Living : 2020-05-01

LIVING PASION : 139 : 139

LIVING PASION

LIVING PASION Kur më pyesin se si ka mundësi që besoj në energjinë e tyre, them se nuk është çështje besimi, përkundraz­i, është studim i vazhdueshë­m dhe etje për të zgjeruar njohuritë e për të kuptuar se si e përse funksionoj­në. tregojnë format sesi t’i ndërthur. Disa nga krijimet më të dashura më kanë lindur gjatë punës, duke kompozuar kristale, rrathë e degë e duke lënë veten të udhëhiqet nga rastësia. Frymëzimi kryesor janë vetë kristalet të cilat janë në 2 forma, gjeometrik­e dhe të çrregullta. Kështu format gjeometrik­e përsëriten vazhdimish­t te krijimet e mia. Gjithashtu dashuria për natyrën dhe veçanërish­t për bimët më çoi te përdorimi i degëve dhe gjetheve, duke shkuar dhe me format e çrregullta të vetë kristaleve. Duke mbivendosu­r format e rregullta gjeometrik­e me format e çrregullta të degëve e gjetheve lindin dhe stolitë e mia. Njerëzimi ka qenë i lidhur ngushtë me kristalet, që në fillimet e veta. Prej atëherë, kur besohej në vetitë shëruese të tyre, e deri në ditët e sotme, kristalet vazhdojnë të na shoqërojnë në formë stolish, dekoresh, hajmalish etj. Ka baza shkencore se si e përse ndikojnë në mirëqenien tonë fizike e mendore. Struktura kristalore, ngjyra, prejardhja e përbërja janë katër tipare që përcaktojn­ë ndikimin e një kristali te njeriu. Ai është formimi më i qëndrueshë­m në planet dhe nëse përfytyroj­më një gjë të qëndrueshm­e si kristali afër një organizmi të paqëndrues­hëm si trupi i njeriut dhe mjete pune jashtë vendit. Kristalet kam filluar t’i ktheja në stoli para dy vitesh. Ndërkohë që kisha mjaft mjete nga puna me gurët e plazhit, koleksioni i kristaleve u zgjerua aq shumë, sa fillova të mësoja se si mund t’i ktheja në stoli. Si lindin format e stolive dhe çfarë të frymëzon për t’i krijuar? Procesi krijues nis në mënyra të ndryshme për mua. Shpesh skicoj në bllokun që mbaj përherë me vete dhe kjo më ndodh kudo që të jem. Shumicën e kohës figurat më lindin papritur në mendje dhe duhet t’i hedh menjëherë në letër. Por gjithashtu më ndodh jo rrallë që kur ulem të punoj me kristalet, ato vetë më (i cili sëmuret e ndryshon shpesh gjendje, duke ditur që jemi mbi 70 për qind ujë) atëherë ajo çka është e paqëndrues­hme “detymateri­ale Pse gurët ndikojnë te njerëzit? 139

© PressReader. All rights reserved.