Living : 2020-05-01

LIVING PASION : 147 : 147

LIVING PASION

“Përveç pasionit, kemi edhe një lloj ambicieje për ta transmetua­r kreativite­tin tonë te sa më shumë njerëz. Duke bërë më shumë piktura të bukura, ndihemi më të plotësuara.” S hkollat që ato kanë ndjekur, nuk kanë lidhje me pasionin e tyre. Inxhinieri Matematike, Inxhinieri e Proceseve Kimike dhe Urbanistik­ë janë studimet që vajzat i kanë kushtuar pesë vjet, por pa harruar në asnjë çast pikturën dhe fotografin­ë. Marrëdhëni­a e tyre është shumë e ngushtë, por iu shërben edhe për të qenë kritike të njëra-tjetrës, pavarësish­t se ato mendojnë që një artist nuk duhet të ndikohet shumë nga ato: "Shpesh, është mirë të mos e dëgjosh kritikën, por të vazhdosh të bësh atë që mendon dhe ndjen, të japësh veten. Duke dhënë nga vetja, del uni i secilit dhe kështu, secili krijon atë rrjedhën e vet." Ka një vend ku mund t'i shihni të tria vajzat dhe krijimet e tyre, gjithmonë në natyrë. Në Instagram ato mund t'i gjeni me emrin "Art_paja" "Kjo hapësirë na shërben më së miri si ekspozitë e punëve tona. Arti është bërë për t’u ndarë me të tjerët dhe ne jemi munduar që edhe këtë pjesë ta kurojmë mirë, jo vetëm duke sjellë pamje të pikturave, por sidomos duke treguar çaste nga puna jonë, duke u munduar sadopak dhe teknika të ndryshme. Elsa mbështetet te bota e ngjyrave të ujit, duke i përcjellë me ekspresion­izëm, ku loja me ngjyrat e ujit është disi e papërshkru­eshme. Natasha po i bën të pandashme spatulën dhe akrilikët, pasi në përzierjen e tyre dhe të ngjyrave, qëndron dhe bukuria e natyrës. Fatma ka bërë miq të mirë bojërat e vajit dhe nuk i druhet abstraktit të figurës së njeriut. Sado që rritemi bashkë, fluturojmë në botët e ndryshme, ku ruajmë një ekuilibër mjaft të mirë të këtij ndryshimi dhe ngjashmëri­së." Me dashurinë e madhe për artin, të trashëguar nga prindërit, Natasha, Fatma dhe Elsa vazhdojnë të frymëzohen nga natyra, për t'i dhënë kënaqësi vetes, por dhe ndjekësve të rregullt që shijojnë punimet e tyre. që të shfaqim edhe në fotografi bukuritë e vendit tonë, që na frymëzojnë shumë." Në art, shpesh duhet sakrifikua­r nga vetja, pasi duhet t'u qëndrosh besnike ideve. Kjo është arsyeja pse tri motrat kanë zgjedhur profesione të afërta me pasionin, në mënyrë që t'i bëjnë të dyja paralelish­t: "Përveç pasionit, kemi edhe një lloj ambicieje për ta transmetua­r kreativite­tin tonë te sa më shumë njerëz. Duke bërë më shumë piktura të bukura, ndihemi më të plotësuara." Edhe pse fotografit­ë duket se kanë të njëjtin stil, mënyra e të pikturuari­t ndryshon nga Elsa, te Natasha dhe Fatma: "Ne jemi vërtet tre duke folur "njëzëri" por botët tona të brendshme tingëllojn­ë ndryshe. Kemi stile (në artet vizuale) (Graphic Designer) online (dy prej tyre janë binjake), 147

© PressReader. All rights reserved.