Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 150 : 150

LIVING PERSONAZH

LIVING PERSONAZH “Një për të tria, të tria për një” është motoja që lidh dashurinë pa kushte të trinjakeve Eni, Ina, Olta, me një ngjashmëri të jashtëzako­nshme fizike. Sipas shkencës, probabilit­eti që të lindin trinjakë identikë, është një në një milion. Këtë fat, para njëzet e një vjetësh, e pati familja Gjika nga Ksamili. Pas një djali, çifti u bekua me tri vajza të bukura dhe identike. Sot motrat janë rritur dhe kanë nisur studimet në Tiranë. Ndërsa në qytezën e tyre të gjithë ishin mësuar me praninë e motrave trinjake, tashmë ato kanë turbulluar pak ujërat në metropol. Askush nuk e fsheh habinë kur në rrugë kalojnë tri motrat. Ato kanë zgjedhur degë të ndryshme, por ndjekin të njëjtin fakultet, sepse nuk mund të rrinë larg njëra-tjetrës. “Jemi ndarë vetëm një Historia e trinjakeve identike: Enit, Inës, Oltës R astësisht, në rrugë mund të ndeshësh siluetat e tri vajzave të reja që tërheqin vëmendje me hiret e tyre, por ajo që të lë pa fjalë, është ngjashmëri­a që ato kanë. Janë si tri pikëza uji. Kjo është e zakonshme për binjaket, por të njohësh trinjake identike, është e rrallë. Është e pamundur të mos kthesh kokën kur sheh tri vajza të gjata, me linja të hijshme, sy jeshilë e flokë gështenjë. 150 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.