Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 152 : 152

LIVING PERSONAZH

LIVING PERSONAZH TË TRIA PËR NJË” është motoja që lidh dashurinë pa kushte të trinjakeve Eni, Ina, Olta, me një ngjashmëri të jashtëzako­nshme fizike. Duke qenë se ardhja e trinjakeve ishte surprizë për çiftin që kishte edhe një djalë tre vjet më të madh, ata u gjendën përballë vështirësi­ve për t’i rritur të katër fëmijët, ndaj vendosën që Inën t’ia jepnin tezes për ta rritur dhe deri në moshën trevjeçare. Ina nuk kishte kontakt me asnjë familjar, përveç të atit, që shkonte e vizitonte ndonjëherë. “Unë edhe Olta nuk e dinim që kishim edhe një motër tjetër deri në çastin që Ina ka ardhur në shtëpi. Ka pasur shumë xhelozi mes Oltës dhe Inës për babin, sepse babi ishte ai që vizitonte Inën më shpesh dhe ajo vetëm atë njihte nga familja. Nga ana tjetër, edhe Olta ishte më e lidhur me babin dhe të dyja duhej ta ndanin, ndaj grindeshin shpesh. Unë kam qenë më e lidhur me mamin, së cilës i ngjaj shumë edhe si karakter”, - rrëfen Eni. “Më vonë, babin, në njëfarë mënyre, e fitova unë, - vazhdon Olta, - sepse Ina krijoi një lidhje shumë të fortë me vëllain. Edhe sot e kësaj dite ai thotë se Ina është dobësia e kurse Ina ka biçikletën, sepse i pëlqen shumë. Kur ishte më e vogël, Ina ka qenë pak si çun dhe kalonte shumë kohë me biçikletën, por tani, falë nesh, ka ndryshuar Këto varëse i kemi kujtim nga mami, si shenjë dalluese. Mami ishte i vetmi person që nuk na ngatërroi kurrë, ndërsa familjarët e tjerë po, madje edhe babi na ngatërron ndonjëherë. Sidomos kur flasim në telefon. Nuk na dallon nga zëri kush është njëra, kush tjetra.” Eni është motra e madhe. Ajo ka lindur pesëmbëdhj­etë minuta para Inës dhe gjysmë ore para Oltës. Madje këtë të fundit as që e dinin se ekzistonte. Doktori u kishte thënë prindërve se do bekoheshin me binjake, por, pasi erdhën në jetë në rrugë natyrale dy të parat, teksa mjeku po i qepte plagën nënës, ajo u ankua se kishte një dhimbje në anën e majtë. Doktori e kontrolloi dhe kuptoi që ishte edhe një fëmijë tjetër. Edhe pse ishte në një cep të barkut, Olta ishte shumë e shëndetshm­e. “Ne kemi lindur të shëndetshm­e, - tregon Ina. - Peshonim rreth dy kilogramë e katërqind gramë secila. Edhe gjatë gjithë jetës, falë Zotit, kemi qenë shumë të shëndetshm­e!” (qesh). 152 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.