Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 153 : 153

LIVING PERSONAZH

tij. Kanë një komunikim shumë të veçantë.” Tani që janë rritur, ato nuk kanë asgjë e asnjë më të shtrenjtë sesa njëra-tjetrën. Kanë krijuar një lidhje shumë të fortë, që ka nisur në moshën 15-vjeçare, kur vajzat filluan të njihnin e të kuptonin më mirë njëra-tjetrën. “Marrëdhëni­a jonë triumfon mbi gjithçka. Na përfaqëson motoja: ‘Një për të tria, të tria për një’, - shprehet Olta. – Hëpërhë, nuk e mendojmë se si do të jetë e ardhmja për ne, sidomos martesa, që ndoshta mund të na ndajë. Po shijojmë kohën që jemi bashkë, të pandara, dhe kështu duam të jemi gjithmonë. Martesa është pjesa më e vështirë dhe s’duam ta çojmë ndër mend. Edhe kur na pyesim nëse duam të martohemi, u themi se do të gjejmë ose tre vëllezër, ose trinjakë, ose tre shokë të ngushtë, që të jemi sa më afër njëra-tjetrës.” Teksa flasin për marrëdhëni­en e tyre mes motrash, kupton se vajzat kanë një zhdërvjell­tësi të natyrshme, janë shumë elokuente, të shkathëta, plot dritë e optimizëm, por edhe shumë të dashura, jo dhe e dimë se ç’do të thotë të kesh probleme ose të të mungojë diçka. Për këtë arsye, duam të ndihmojmë këdo, si të mundemi, qoftë edhe me një përqafim.” Lumturia është lajtmotivi i jetës së trinjakeve. Për to, asgjë nuk ka më shumë vlerë, sesa të jenë të përmbushur­a shpirtëris­ht. “Ne jetojmë bukur, jemi gjithmonë bashkë, qeshim çdo ditë dhe janë shumë të rralla rastet kur mërzitemi. Edhe nëse ndodh të mërzitemi, nuk zgjat shumë, sepse i ngremë humorin njëratjetr­ës. Mërzitemi dhe na dhemb shpirti kur njëra prej nesh mërzitet, ndaj mundohemi ta bëjmë edhe atë të qeshë dhe kështu qeshim të tria.” Nëse çdokush është i veçantë, sepse natyra i ka falur karakteris­tika individual­e, Ina, Eni dhe Olta e marrin këtë vlerë kur janë të tria bashkë. Fati i tyre i rrallë i ardhjes në jetë treshe dhe të qenët identike, i bën shumë të veçanta vetëm kur janë bashkë. Tri motrat janë të bekuara, i janë mirënjohës­e natyrës dhe bëjnë çdo gjë për ta shijuar këtë dhuratë të madhe. vetëm me njëra-tjetrën, por me këdo që i rrethon. Përqafimi është kodi i tyre i dashurisë dhe japin e marrin pafundësis­ht gjatë ditës. Dikur, në fëmijëri, thonë se kanë kaluar shumë vështirësi dhe sot duan që të ndihmojnë sadopak, qoftë edhe me kontribute vullnetare. “Na pëlqen shumë të flasim me njerëzit; është pika jonë më e fortë. Jemi të duruara, të qeta, përshtatem­i lehtësisht, jemi miqësore dhe duam të ndihmojmë të tjerët. Kemi filluar që tani të bëhemi pjesë e nismave vullnetare. Ndoshta ngaqë nuk kemi kaluar një fëmijëri shumë të mirë, nuk i kemi pasur të gjitha kushtet 153

© PressReader. All rights reserved.