Living : 2020-05-01

HISTORI NJERËZORE : 159 : 159

HISTORI NJERËZORE

dëgjon, por kjo nuk përbën ndonjë problem të madh, pasi të tre merren vesh mirë me njëritjetr­in. “Historia jonë e dashurisë ka nisur thjesht dhe bukur, kur kemi qenë në shkollë, - nis të rrëfejë Lidia. - Pastaj u njohëm më mirë në Shoqatën e Njerëzve që nuk Dëgjojnë. Ishim shokë të një grupi dhe Ani më ngacmonte, më bënte për të qeshur, më rrinte afër dhe kjo u vu re nga shokët tanë. Një ditë, një shoqja ime më thotë: ‘Ani të do, nuk e ke vënë re?’ E kisha kuptuar, por kisha prioritet shkollën dhe nuk doja të shpërqendr­ohesha nga synimi kryesor.” Por Ani nuk hiqte dorë dhe takimet u shpeshtuan. “Kuptova se ai ishte i vendosur për lidhjen tonë. Gjërat nuk kanë qenë të lehta, pasi të vret edhe opinioni, shoqëria.” Lidiën dhe Anin i bashkoi edhe natyra e tyre e gjallë dhe plot jetë. Ata ishin ndër më aktivët në shoqërinë e tyre. Ani, përveçse një djalë i bukur, i pashëm në sytë e Lidiës, ishte njëkohësis­ht shumë i kulturuar, i dashur dhe social. Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që nga dita kur u lidhën dhe asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre. Ardhja në jetë e një fëmije, edhe pse mund t’i ketë sfiduar, nga ana tjetër i ka lidhur më shumë. Gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes kanë bërë gjithçka bashkë. Edhe kanë udhëtuar në shtete të ndryshme të botës, ku kanë marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të o`rganizatës së tyre, ANAD, ku Klismani punon prej disa vitesh tashmë. “Këto aktivitete na bënë që ta njihnim më mirë njëri-tjetrin, por edhe të kishim debate të forta, të cilat nuk ishin të pakta, - kujton Lidia. - Ne gratë jemi më kërkuese dhe kësisoj dalim më grindavece, por kishte raste që Ani ishte më bindës e tolerant dhe më hapte shteg.” Edhe pse ndryshojnë në disa gjëra, të tjera i kanë të përbashkët­a. Të dy janë romantikë, iu pëlqen e bukura, natyra, të bëjnë udhëtime “në shi, në borë, në diell, në det, në mal, në fshat”, siç thotë përmes gjuhës së shenjave Lidia. “Ani është më kokëforti nga ne të dy, - shton ajo, duke qeshur, - por lidhja jonë është më se normale. Mes nesh ka edhe debate, nuk e mohojmë.” Vendimi për t’u martuar nuk ishte i vështirë. Dëshira dhe nevoja e tyre për të krijuar familje ishte e madhe. Donin të kishin dikë në krah për gjithë jetën. Kështu, vendosën të bënin edhe një ceremoni të thjeshtë martesore, ku shkëmbyen unazat dhe premtimin se do të jenë bashkë në përjetësi. Dy vite më parë sollën në jetë bukuroshin Klei, kaçurrelat dhe sytë e bukur të të cilit tërheqin vëmendjen e të gjithëve në qendrën tregtare, dhe njerëzit nuk ngurrojnë t’i buzëqeshin. Ardhja e tij në jetë e ndryshoi përjetësis­ht jetën e Klismanit dhe Lidiës, të cilët çdo vendim që marrin sot, e kanë për djalin. Edhe dëshirën për të ikur jashtë e kanë më shumë prej tij. “Martesa nuk është e thjeshtë, ka angazhime, preokupime dhe shumë sakrifica nga të dyja palët, - thotë Lidia, por ajo ka qëlluar me fat. - Këtu te ne i mësojnë djemtë që të 159

© PressReader. All rights reserved.