Living : 2020-05-01

HISTORI NJERËZORE : 164 : 164

HISTORI NJERËZORE

Kur fati t’i pret këmbët shkurtër, sepse makina eci... as vetë nuk e di sa shpejt. Gjithë rrugën një zë brenda meje më thoshte se duhej të mbahesha dhe se nuk ishte koha që të ikja. Më futën menjëherë në sallën e operacioni­t dhe mjekët thoshin se do t’ia dilja.” Juli ia doli të fitonte betejën për jetën, por pas operacioni­t humbi të dyja këmbët, e që nga ai çast, jeta e tij nuk do të ishte kurrë si më parë. Ishte si të kish rënë në humnerë, përjetoi më të paimagjinu­eshmen, por përsëri u ngrit e gjeti forca të vijonte jetën, deri diku në normalitet. “Unë rashë në humnerë dhe Perëndia më ngriti prapë, ndaj edhe kur dua të bëj diçka, nuk e bëj për të treguar forcën time, por për të treguar dobësinë time, duke thënë që, është Perëndia Ajo që më ka mbajtur. Jeta është e vështirë, por jam fatlum që kam një familje dhe një punë që, shumë njerëz e dëshirojnë Dita është e mbushur me sfida, që lidhen edhe me fëmijët. Joeli gjashtëvje­çar po rritet dhe është mosha më e vështirë, pasi duhet të jem i pranishëm për të”, - tregon Juli, i cili thotë se, kur ka ndodhur aksidenti, brenga e tij ishte që s’do të luante kurrë futboll me të birin. Para se djali të vinte në jetë, Juli ëndërronte që kur të rritej, t’i mësonte si të luante, por, me forcën që e karakteriz­on, pavarësish­t nga kufizimet, e ka gjetur një mënyrë si ta realizojë këtë ëndërr për të dy. Përpos vështirësi­ve, ndihet përsëri me fat që po e sheh të birin të rritet, e pas tij edhe Jorën, vogëlushen që ka ardhur mes tyre para njëzet muajve. “Që kur Joeli ka qenë i vogël, Juli kalonte shumë kohë duke luajtur me të. Kjo është pika e tij më e fortë. Kalon kohë cilësore me të, madje edhe me vajzën që është më e vogël”, - tregon bashkëshor­tja e tij, e cila thotë se çdo ditë i shpreh mirënjohje­n Zotit për shëndetin dhe familjen që ka. “Kaluam një vështirësi të madhe, shëndetëso­re, psikologji­ke, – Drama që nuk e mposhti Julianin J uliani dhe Erjola ishin një çift i ri. Të dashuruar dhe me shumë ëndrra, sollën në jetë edhe Joelin, bekimi e parë prej Zotit. Asokohe, Juliani sapo kishte filluar punë pranë një firme ndërtimi si jurist dhe nuk ia kish marrë mendja kurrë se gëzimi për këtë arritje do ta çonte drejt sprovës më të madhe të jetës. Tre muaj pasi kishte nisur punë, më 26 shkurt të vitit 2014 u gjend i përfshirë në një sulm me bombë ndaj shefit të tij. Atë ditë, Juliani humbi të dyja këmbët. “Pak kohë përpara se të ndodhte aksidenti, mbaj mend që isha në autobus, dhe pashë dikë që vraponte me proteza. E shihja dhe thosha: ‘Si është e mundur?’ Një apo dy javë më vonë, kur u nisa për në punë, e dija që më priste një ditë e ngarkuar. Rruga pranë zyrës, e cila ndodhej afër Qytetit Studenti, si rrallë ndonjëherë ishte bosh. Kur mbërrita dhe hyra brenda, seç kisha një parandjenj­ë. Zbrita poshtë, t’i çoja shefit disa dokumente dhe përballë tij qëndronte një person, por nuk e kuptova pse ishte aty, ndaj bëra një hap para, që t’i dorëzoja dokumentet. Sa hap e mbyll sytë, ndodhi shpërthimi dhe rashë në tokë. Çastin e parë preka trupin dhe thashë: ‘Shyqyr, qenkam gjallë’, por kur pashë këmbët, u tmerrova. Thirra për ndihmë dhe ndihma s’vonoi më shumë se tre-katër minuta. Lutesha: ‘Zot, më jep kohë të përqafoj edhe një herë djalin dhe Erjolën.’ Mbaj mend që na u afrua dikush dhe na ndihmoi, mua dhe shefin, të hipnim në një makinë të rastit e na nisi drejt spitalit. Rruga deri në Spitalin e Traumës m’u duk shumë e (jurist në një kompani telekomuni­kacioni). 164 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.