Living : 2020-05-01

HISTORI NJERËZORE : 165 : 165

HISTORI NJERËZORE

HISTORI NJERËZORE “Unë rashë në humnerë dhe Perëndia më ngriti prapë, ndaj edhe kur dua të bëj diçka, nuk e bëj për të treguar forcën time, por për të treguar dobësinë time, duke thënë që, është Perëndia Ajo që më ka mbajtur. financiare dhe kur shikoj se si Zoti na ka ruajtur dhe na ka dhënë forcë, jam e mahnitur nga kujdesi i tij për familjen dhe jetën tonë. Shumë njerëz kanë menduar se pas kësaj që na ndodhi, do të ndaheshim dhe të gjithë më thoshin: ‘Bravo që nuk e braktise Julin.’ Kur jemi martuar, jemi betuar ‘në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë.’ Atë ditë nuk e kemi menduar të keqen, por vetëm të mirën. Ama, kur erdhi çasti i vështirë, Zoti na kujtoi se duhej ta mbanim atë premtim. Është një varg në Bibël që thotë: ‘Një fije dyshe është shumë e lehtë për t’u këputur, por një fije treshe, nuk këputet kollaj”. Fija e tretë është Zoti që na mban dhe na end çdo ditë. Patjetër që çdo ditë është e mbushur me vështirësi dhe sfida, por me Zotin pranë, çdo gjë bëhet më e lehtë. Të gjitha çiftet dashurohen në ato fillime, por është dora e Zotit ajo që të mban dhe të bën të mos e harrosh premtimin ‘në të mirë e në të keq’.” Sado që jeta i ka sprovuar Julianin dhe Erjolën, ata luten për mrekulli dhe besojnë në to, madje mendojnë që mrekullia janë ata të katërt, që çdo ditë mbajnë dorën e njëri-tjetrit. Nuk është e lehtë të ecësh përpara, kur je i përgjysmua­r fizikisht, por ama kur e ke zemrën plot, si në rastin e Julian Çelës, jeta bëhet më kuptimplot­ë dhe ke më shumë arsye që të japin forcë të jetosh bukur. 165

© PressReader. All rights reserved.