Living : 2020-05-01

HISTORI NJERËZORE : 167 : 167

HISTORI NJERËZORE

Në Shqipëri, ëndrra ime është të jem arbitrja kryesore në një derbi. Si nisi pasioni për futbollin? Në ç’moshë dhe në ç’rrethana? Pasioni për sportin ka nisur herët, pasi kam qenë basketboll­iste për ekipin e Elbasanit për rreth shtatë vite; për këtë arsye vazhdova shkollën e lartë në Fakultetin e Edukimit Fizik. Çdo gjë ishte rastësore, sepse lindi nga një vizitë e arbitrit Enea Jorgji gjatë orës së futbollit. Ai ishte në kërkim të disa vajzave të shkathëta, të cilat do të trajnohesh­in për t’u bërë arbitre. Profesori dhe vetë Enea, më nxitën, duke thënë që është një disiplinë e bukur, e veçantë dhe me shumë mundësi për vajzat. Në atë kohë, Kolegjiumi i Elbasanit organizont­e çdo të premte mbledhje për arbitrit e rinj dhe të vjetër. Kështu, vendosa të merrja pjesë, që të thithja më shumë informacio­n, por pa kthyer ende përgjigje pozitive. Si nisi rrugëtimi yt derisa u bëre arbitre? Si arrite të merrje stemën e FIFA-s dhe të jesh vajza e parë shqiptare në këtë fushë? Mosha minimale për të aplikuar për stemën e FIFA-s, është mosha 25-vjeçare; për këtë arsye aplikova vetëm vjet dhe Federata Shqiptare përzgjedh se cili nga arbitrit do të përfaqësoj­ë vendin. Pasi FIFA ka marrë listën, hapi i parë është testimi i gjuhës angleze, përgjigjja e të cilit vjen në formë bilete avioni për vendin ku do të zhvillohet kurse hapi i dytë është vazhdimi i testimit, që përfshin rregullat e futbollit, videot e ndryshme dhe normat fizike. Ky testim zgjat një javë, ka një program shumë të ngjeshur dhe është i mbushur me trajnime. Unë kam qenë mes 38 pjesëmarrë­seve të reja nga e gjithë bota dhe ishim vetëm katër që e kaluam testin fizik. Normat fizike janë të vështira, sepse një arbitër duhet të ketë formë fizike më të mirë ose të mirë sa futbollist­ët, duke parë që ndjek lojën për 90 minuta dhe nuk ka momente pauze. Rruga ime filloi me takimet që ndodhnin çdo të premte në Kolegjiumi­n e Elbasanit, shto këtu stërvitjen e përditshme, e cila përfshinte jo vetëm përgatitje­n fizike, por edhe rregullat e sinjalisti­kës gjatë një ndeshjeje futbolli. Në fillim e nisa me ndeshjet e futbollit për fëmijë dhe pjesën më të madhe të kohës shoqërohes­ha nga trajneri, i cili më këshillont­e për veprimet që duhej të ndërmerrja. Pa dyshim që ka pasur një angazhim shumë të madh. Për shembull, kur lexoja rregullat e lojës në fillim, nuk i kuptoja fare, kështu që fillova të shihja përditë ndeshje, madje disa orë në ditë, për të kuptuar si punonin arbitrit, për të zbërthyer manualin. Tre vitet e para isha arbitre vetëm në ndeshjet e femrave, pak nga pak fillova edhe me ndeshjet e meshkujve, pastaj në kategorinë Superiore dhe më pas në Super Ligë. Si ishte mbledhja e organizuar nga Kolegjiumi? Si t’u duk ajo situatë krejt e re? (në rastin tim në Lisbonë), Që në mbledhjen e parë më pëlqeu shumë ajo që ndodhte. Bisedat apo diskutimet ishin kryesisht për gabimet që bëheshin gjatë lojës, për rregullat, parregulls­itë, problemati­kat, çastet e dyshimit, faullet, mungesa e përqendrim­it dhe çdo problemati­kë që mund të ketë një arbitër. Interesant­e për mua ishte fuqia që ka një arbitër në fushën e lojës dhe përgjegjës­ia për të marrë një vendim të saktë në një kohë shumë të shkurtër. 167

© PressReader. All rights reserved.