Living : 2020-05-01

HISTORI NJERËZORE : 168 : 168

HISTORI NJERËZORE

njihnin ende mirë rregullat e futbollit. Sot i kushtohet shumë vëmendje futbollit të femrave dhe mendoj që po barazohet me atë të meshkujve. A ke ndonjë skuadër të preferuar, pra, ka ndonjë ndeshje që e ndjek më me kërshëri? Nuk kam një skuadër të preferuar, por shoh të gjitha ndeshjet e mundshme dhe më shumë sesa lojën, ndjek arbitrin dhe mënyrën se si e gjykon ai atë. Pra, është një shikim profesiona­l, duke e krahasuar me veten se si do ta jepja unë vendimin apo çfarë mendoj unë për një situatë të caktuar në ndeshje. Si rrjedhojë, ndeshjet i shoh vetëm për t’i gjykuar dhe jo sepse jam tifoze e njërës skuadër apo tjetrës. Çfarë thotë rrethi yt shoqëror, prindërit, familjarët, miqtë? Është e pazakontë për ta kjo zgjedhje? Në fillim patjetër që dukej e çuditshme dhe më pyesnin nëse isha menduar mirë për rrugën që kisha zgjedhur. Reagimet ishin të mëdha dhe kur e mendoj më vjen për të qeshur. Ishin të shumëllojs­hme: mbështetës­e, mosbesuese, por asnjëherë paragjykue­se. Nga gjyqtare të tjera kam dëgjuar se kanë pasur vështirësi në fillim apo në hapat e tyre të parë. Fatmirësis­ht, nuk kam pasur probleme apo vështirësi të tilla dhe dua ta hedh poshtë këtë hipotezë, sepse më ka ndodhur e kundërta. Kam pasur shumë mbështetje që në fillimet e mia, kur nuk i kisha përvetësua­r ende të gjitha rregullat. “Bravo të qoftë për iniciativë­n që ke marrë në një botë që deri tani u përkiste vetëm burrave!”, - më thoshin. Ndërkohë, familja ka qenë mbështetja ime më e madhe, sidomos babai që nuk jeton më. Ai ka qenë dakord për çdolloj vendimi, sidomos në fillim. Babai më ka këshilluar që të ndjek ëndrrën dhe punën që më bën të ndihem mirë, sado e vështirë të jetë ajo. Familja ka qenë pro çdo vendimi që kam marrë në këtë profesion. “Bravo të qoftë për iniciativë­n që ke marrë në një botë që deri tani u përkiste vetëm burrave!”, më thoshin. Si vazhdoi angazhimi në FIFA dhe ç’do të thotë të marrësh këtë stemë? Pasi u ktheva në Shqipëri më erdhi përgjigja pozitive për testimet të cilave iu nënshtrova në Lisbonë dhe në mars erdhi ftesa për angazhimin e parë ndërkombët­ar. Ishte një emocion dhe një përgjegjës­i shumë e madhe, sepse ftesa erdhi shumë shpejt. Mendoja që nuk isha ende gati dhe emocionet ishin të mëdha. Në fakt, viti i shkuar ka qenë shumë i mbarë, sepse kam qenë gjithë kohën aktive: në shtator isha në një ndeshje tjetër, në tetor isha pjesë e një turneu, e kështu me radhë. Si arbitre e re, tani për tani jam në kategorinë e tretë, por me punë dhe performanc­ë të mirë mund të kalohet në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Kjo është dhe ëndrra ime apo vendi ku synoj të jem, maja e arbitrimit. doja të isha unë drejtuesja e ndeshjes, duke thyer një tabu tjetër të madhe në vend. Për të sqaruar pak më shumë, në çdo ndeshje ka 4 gjyqtarë, 3 kryesorët dhe 1 që ndodhet në fushë e që kryen ndërrimet, kurse ndeshjet e rëndësishm­e, siç mund të jetë derbi i qytetit, bëhen me 6 arbitra, pra kemi dhe 2 anësorët pas portës. Kjo është ëndrra ime për në Shqipëri, ndërsa jashtë saj do të doja të arbitroja Ligën e Kampionëve për femra. Kjo është arritja më e madhe për femra. Ndonëse nuk kam preferencë gjinie në ndeshjet që referoj, vitet e fundit që kam ndjekur futbollin për femra e them me bindje dhe krenari që është zhvilluar shumë. Tashmë nuk është më si në fillim, kur kishte vështirësi gjykimi, pasi nuk Si është dita jote? Kur njoftohesh që të premten do të arbitrosh një ndeshje? Informacio­ni ose thirrja për lojën e ditës së premte, vjen më herët, në fillim të javës, duke të dhënë kohë të organizohe­sh, nëse ke angazhime të tjera. Unë jam mësuese e Edukimit Fizik në një gjimnaz në Elbasan dhe gjatë ditës jap mësim atje. Më pas, pjesën e dytë të ditës jam në Tiranë, ku vazhdoj studimet për Master Shkencor, sepse një ëndërr tjetër më e prekshme është të qenët pedagoge. Dita ime nuk mbaron këtu, sepse shkoj të stërvitem edhe në palestër ose në ndonjë terren Ka ndonjë ndeshje të caktuar të cilën do të doje ta arbitroje? Në Shqipëri, ëndrra ime është të jem arbitrja kryesore në një derbi. Ndonëse kam qenë e pranishme si gjyqtare linje, do të 168 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.